LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë thumbat e rimeçit? Khabib fyen McGregorin në rrjetet sociale

Fillojnë thumbat e rimeçit? Khabib fyen McGregorin në rrjetet sociale
Momenti kur Khabib Nurmagomedov e detyroi Conor McGregorin të dorëzohet (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Presidenti i UFC-së, Dana White, dite më parë tha se një rimeç i mundshëm mes Conor McGregorit dhe Khabib Nurmagomedovit mund të ndodh në vitin 2019.

Dhe menjëherë pas kësaj deklarate gjërat kanë filluar të nxehen, rusi ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të thumbuar irlandezin.


Khabib ka postuar në rrjetet sociale momentin kur e detyroi Conorin të dorëzojë duelin, ndërsa këtë moment e komentoi me një përshkrim thumbues: “Do të jetosh me këtë turp gjatë gjithë jetës, bushtër”.

Kujtojmë se në tetorin e 2018 në kuadër të UFC 229 dueli mes Khabib dhe Conorit përfundoi me fitore të rusi, por që pak sekonda pas triumfit ai filloi një përleshje me ekipin e irlandezit.

I gjithi ky incident ende nuk është definuar nga Komisioni Atletik i Shtetit të Nevads, por në rast se nuk do ketë ndonjë dënim të ashpër, atëherë rimeçi do të ndodhë.

Shpjegimi mjekësor i deformimit të veshit te sportistët e UFC-së
Lexo po ashtu Shpjegimi mjekësor i deformimit të veshit te sportistët e UFC-së

Duke parë se si rrjedhën gjërat dhe rivalitetin mes dyshes, rimeçi do të thyente të gjitha rekordet financiare që janë regjistruar deri më tani për një duel boksi apo të MMA.

Titulli i divizionit të peshave të lehta është i Khabib, pra është rusi ai që po mbron titullin në këtë rast dhe me shumë mundësi përfitimet më të mëdha do t’i takonit atij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Kalo në kategori