LAJMI I FUNDIT:

Shilegov për 13 mijë euro do të hulumtojë mendimin e qytetarëve

Shilegov për 13 mijë euro do të hulumtojë mendimin e qytetarëve

Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, i cili para një viti u emëruar në këtë post do ta hulumtojë mendimin e qytetarëve për problemet komunale dhe politikat.

Bashkia e Shkupit ka shpallur konkurs për 13 mijë euro, me të cilat kërkon të bëhen tetë anketa telefonike në periudhën prej një viti, duke pyetur një mijë qytetarë të rritur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëllim i hulumtimit do të jetë që të hetohet mendimi i qytetarëve në lidhje me problemet komunale dhe politike, si dhe të mundësohet interpretim sasior për një kohë të caktuar”, thuhet në shpalljen e njoftimit.


Ndryshe, pas marrjes së funksionit të kryetarit të Bashkisë së Shkupit, Shilegov është ballafaquar me kritika nga opinioni, duke filluar nga menaxhimi joadekuat me ndotjen e ajrit, moszgjidhjen e problemit me kafshët endacake, projektet e parealizuara dhe harxhimet e mëdha për zbukurimin e qytetit për vitin e ri./Telegrafi/