Milani thuhet se ende ka mundësinë të shkëmbejë Gonzalo Higuain me sulmuesin e Chelseat, Alvaro Morata, ndërsa agjenti i argjentinasit thuhet se është në Londër.
Sipas mediumit britanik The Evening Standard, Higuain dëshiron të shkurtojë huazimin e tij nga Juventusi te Milani dhe të shkojë te londinezët e Chelseat.
Rrjedhimisht, gazeta thotë se vëllai, një herësh agjentit i tij, Nicolas, është në Londër dhe me sa duket kjo është për shkak të interesit të Bluve.
Sidoqoftë, skuadra e Maurizio Sarri mbetet ende në dilemë për të shpenzuar 36 milionë euro në fund të sezonit për një lojtar ‘të plakur’ që mbush 31 vjet.
Si rezultat, ata mund të ofrojnë Moratan si shkëmbim kokë më kokë për Higuain, duke shtuar se Rossonerët ishin klubi i parë që regjistroi interesim për spanjollin para Krishtlindjeve.
Ky shkëmbim mund të zgjidhë dy çështje, pasi Sarri do të kishte një sulmues i cili tashmë e di dhe i përshtatet stilit të tij të futbollit, ndërsa spanjolli do t’i jepte fund makthit të Ligës Premier dhe do të kthehej në Serie A.
Ish-sulmuesi i Juventusit, agjenti i të cilit është gjithashtu në Londër, ishte gjithashtu një objektiv për Milanin në secilën prej dy verave të fundit.
Kështu, dimri i këtij viti pritej të jetë i nxehtë në aksin Milano-Londër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSan Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh
Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve - Xhaka u ndëshkua me karton të kuq
Portugalia triumfon përballë Kroacisë në startin e Ligës së Kombeve
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh