LAJMI I FUNDIT:

Moti i keq, katër qytetarë dërgohen në kohë në Spitalin e Gjirokastrës

Moti i keq, katër qytetarë dërgohen në kohë në Spitalin e Gjirokastrës

Katër qytetarë nga Këlcyra dhe Përmeti janë transportuar në kohë në spitalin rajonal të Gjirokastrës për të marrë shërbimin jetik të dializës.

Për shkak të intensitetit të reshjeve të dëborës, Gjirokastra ka shpallur gjendje emergjence dhe stafi i spitalit është në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë banorëve për emergjencat që lidhen me motin e ftohtë.


Ministria e Shëndetësisë është në gatishmëri për të gjitha emergjencat për shkak të situatës së vështirë në disa zona që janë të bllokuara prej reshjeve të dëborës, raporton atsh.

Ditën e djeshme, infermierja Nazmie Demiri e Qendrës Shëndetësore Labinot-Katund në Elbasan ja doli të shpëtojë në kohë, nënën e re të bllokuar nga dëbora, e cila u ndihmua të sillte në jetë fëmijën e saj të dytë në ambientet e shtëpisë.

Po kështu, një tjetër nënë e re u transportua me urgjencë nga Malësia e Madhe, një zonë e izoluar nga dëbora drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku solli në jetë shëndosh e mirë, falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve Senad Halluni dhe Dritan Barbullushi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori