LAJMI I FUNDIT:

Bell Nexus, taksi fluturues i cili nga viti 2023 do të futet në përdorim (Foto/Video)

Bell Nexus, taksi fluturues i cili nga viti 2023 do të futet në përdorim (Foto/Video)

Na ndajnë edhe pak vite kur qytetarët në mbarë botën do të mund të udhëtojnë me taksi – duke fluturuar.

Ky është vizioni i Nexus – për taksitë fluturues, një koncept hibrid-elektrik apo më mirë thënë një fluturake e prezantuar në panairin e pajisjeve teknologjike në Las Vegas, transmeton Telegrafi.


Kjo fluturake paraqet një nga prototipet më të avancuara të taksisë fluturues, ku kompania Bell qëndron prapa kësaj kryevepre për të cilën pretendon se në vitin 2023 do të jetë e gatshme për përdorim.

“Është një veturë fluturuese urbane me të cilën do të mund të transportojmë qytetarët apo gjësendet tona në një mënyrë tjetër”, ka deklaruar Matt Lous, inxhinier i aerodinamikës në kompaninë Bell.

Brenda kësaj fluturake luksoze mund të shijoni panoramën e qytetit, për faktin  se e tëra është e mbuluar me xham dhe ekrane gjigante të ndjeshme në prekje.

Sa i përket kabinës së pilotit, mund të shihen ekranet që i japin pilotit informata vitale siç është koha deri në destinacionin e paraparë, lartësia e fluturimit dhe shpejtësia me të cilën lëviz.

Bell Nexus mund të transportojë deri ne pesë persona përfshirë këtu katër pasagjerë dhe pilotin. Megjithatë, menaxhmenti i Bell pretendon se në të ardhmen do të punohet që ky taksi fluturues do të jetë plotësisht autonom (pa pilot).

Por, për ta ngritur në ajër fluturakja është e pajisur me gjashtë helika gjigante që gjatë punës nuk bëjnë edhe aq shumë zhurmë. Ndërkaq në Bell Nexus, pretendojnë se në të ardhmen të gjitha fluturaket do të jenë elektrike dhe shpejtësinë maksimale do ta kenë hiq më pak se 240 kilometra në orë.

Përveç transportimit të pasagjerëve, fluturakja mund të përdoret edhe për qëllime tjera qofshin ato ushtarake apo për transportimin e të lënduarve në aksidente trafiku. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori