LAJMI I FUNDIT:

Shkon për t’i dhënë ndihmë, e shtyp (Video)

Shkon për t’i dhënë ndihmë, e shtyp (Video)

Dëmtimet janë të shpeshta në futboll, por rasti që vjen nga Brazili është për të vënë duart në kokë.

Gjatë përballjes mes Trindade dhe Flamengo, takim ky i vlefshëm për Sao Paulo Junior Soccer Cup 2019, një futbollist i vendasve pësoi dëmtim të dyfishtë.


Fillimisht, futbollisti i njohur si Bernardo ra në tokë pas një përplasje me rival. Deri këtu asgjë për tu shqetësuar.

Por nxitimi i stafit mjekësor për t’i dhënë ndihmën e parë ishte më të vërtetë i dhimbshëm.

Automjeti që përdoret nga stafi për të nxjerr futbollistët jashtë vijave kufizuese, shkoi shumë pranë trupit të Bernardo, madje duke e shkelur.

Kjo solli dhimbje të mëdha te lojtari, i cili la fushën e blertë mes lotëve. /oranews/