LAJMI I FUNDIT:

Konyaspor interesohet për Leonard Zhutën

Konyaspor interesohet për Leonard Zhutën

Konyaspor po interesohet për futbollistin shqiptar të përfaqësueses së Maqedonisë.

Bëhet fjalë për Leonard Zhutën, i cili ka zgjuar interesim te skuadra e ligës elitare turke.


Mbrojtësi aktualisht është pjesë e skuadrës kroate të Rijekës, me të cilin klub ka kontratë deri në verën e këtij viti.

Zhuta ka gjasa të mëdha ta lë Rijekën për t’u transferuar te skuadra që mban vendin e tetë në Superligën e Turqisë, Konyaspor. Rijeka mund të përfitojë qindra e mijëra euro nga transferimi i Zhutës, raporton novilist.hr.

Gjithashtu u raportua se 26-vjeçari mund të transferohet edhe te te klubi i njohur i njohuri Austria Wienit.

Futbollisti te Rijeka ka kontribuar me dy asistime në 13 paraqitje këtë edicion gjersa ishte transferuar në vitin 2015.

Ndryshe, ai më parë ka luajtur për skuadrën suedeze, Hackenit. /Telegrafi/