LAJMI I FUNDIT:

Lind fëmijë një 14 vjeçare në Gjilan, dyshohet për incest

Lind fëmijë një 14 vjeçare në Gjilan, dyshohet për incest

Një vajzë 14-vjeçare nga fshati Uglar i Komunës së Gjilanit, është bërë nënë më 24 nëntor të këtij viti.

Lindja e foshnjës është bërë nga një rast incesti ku vajza 14-vjeçare ka kryer marrëdhënie seksuale me djalin e dajës 16-vjeçar.


Mirëpo foshnja që ka ardhur në jetë nga marrëdhënia seksuale e dy të miturve është braktisur. Ajo është duke qëndruar ende në spital.

14-vjeçarja ka lindur në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Rastin  e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Nga Policia e Kosovës kanë treguar se edhe babai i foshnjës është i moshës së mitur.

“Vajza që ka lind e ka datëlindjen më 10.06.2004 rasti është raportuar me 24 nëntor, në Spitalin Rajonal të Gjilanit, fëmijën e ka me një person që është i lindur me 10.01.2002”, ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Nga Spitali Rajonal i Gjilanit kanë konfirmuar se foshnja është braktisur por është duke vazhduar të qëndrojë në spital për shkak se është ende me terapi.

Kryeshefi i Departamentit për nëna dhe fëmijë, Blerim Bajrami, nga Spitali i Gjilanit ka thënë  se foshnja është braktisur dhe se pas Vitit të Ri pritet që foshnja të merret nga institucionet përgjegjëse.

“Foshnja është e braktisur, qendra për punë sociale ka dashtë me marr për me dërgua tek institucionet përgjegjëse mirëpo nuk e kemi liruar për shkak se ka qenë me terapi dhe pas Vitit të Ri besoj që do të vinë ta marrin”, ka thënë Dr. Blerim Bajrami.

Kujtojmë se të martën e kësaj jave në Klinikën Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka lindur një vajzë 13-vjeçare./Insajderi.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori