LAJMI I FUNDIT:

Gjykata vendos për kërkesat për amnisti dhe për shfuqizimin e paraburgimeve në Maqedoni

Gjykata vendos për kërkesat për amnisti dhe për shfuqizimin e paraburgimeve në Maqedoni

Vazhdon amnistia për të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, si dhe heqjen e paraburgimeve për krimet e qeverisë së mëparshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, i amnistoi organizatorët e iniciativës “Për një Maqedoni të Bashkuar” më saktësisht pranuan kërkesat e Bogdan Ilievskit, Vllado Jovanovski dhe Boris Damovskit.


Për pjesën tjetër të kërkesave për të cilat është marrë një mendim negativ nga Prokuroria, siç theksojnë nga Gjykata Penale, këshilli ka miratuar vendim me të cilën ato janë hedhur poshtë si të pabaza. Të akuzuarit kanë të drejtë të ankohen brenda tri ditëve në Gjykatën e Lartë.

Të gjitha kërkesat e tjera janë në fazën e vendimmarrjes dhe nga Gjykata Penale thonë se në afatin e përcaktuar ligjërisht do të merren vendimet që do t’u dorëzohen palëve, ndërsa edhe opinioni do të njoftohet.

Mendimi se personat që kanë kërkuar amnisti nuk i kanë plotësuar kushtet sipas Ligjit për Amnistinë është dhënë në 14 raste. Deri më tani, janë dorëzuar 66 kërkesat për amnisti nga të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, ku janë miratuar 16. Grupa e parë është amnistuar dje.

Ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov i cili është i akuzuar në rastin e PSP-së “Perandoria” ende vazhdon të qëndrojë në paraburgim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori