Tyson Fury ka bërë një tronditje në kategorinë e peshave të rënda – dhe jo për herë të parë. Pasi fillimisht e hoqi nga froni Wladimir Klitschkon në vitin 2015, ‘Gypsy King’ qëndroi më shumë se dy vjet e gjysmë jashtë ringut, mirëpo bëri një rikthim fantastik gjatë vitit 2018.
Ai arriti që të barazonte në duelin me kampionin e WBC-së, Deontay Wilder, më 1 dhjetor, ndërsa askush nuk e kishte pritur një performancë të tillë.
Nga ana tjetër, kampioni i unifikuar, Anthony Joshua, i ka mbajtur tre titujt gjatë vitit 2018, derisa Deontay Wilder ka mbetur kampion i WBC-së përkundër se nuk arriti të triumfonte ndaj Furyt.
Telegrafi jua sjell renditjen e 10 boksierëve më të mirë aktualisht:
10. Dominic Breazeale (19-1, 17 Nokaute)
Humbja e vetme e Dominic Breazeale kishte ardhur nga Anthony Joshua në mbrojtjen e parë të titullit IBF në vitin 2016. Që atëherë, amerikani është kthyer me një nokaut mbresëlënës ndaj deri atëherë të pamposhturit Izuagbe Ugonoh dhe më pas me triumf ndaj Eric Molina. Breazeale është aktualisht sfidues i detyrueshëm në pritje i WBC-së dhe pritet të jetë kundërshtar i radhës për Deontay Wilder, pas nokautit që i bëri Carlos Negronit më 22 dhjetor 2018.
9. Kubrat Pulev (26-1, 13 Nokaute)
Kubrat Pulev i ka mposhtur disa prej emrave të rëndësishëm në kategorinë e peshave të rënda gjatë karrierës së tij, duke pësuar vetëm nga Wladimir Klitschko në vitin 2014. Boksieri bullgar është bërë sfidues i detyrueshëm i Anthony Joshuas për IBF, pas fitores ndaj Hughie Furyt më 27 tetor 2018 – edhe pse nuk do të thirret akoma.
8. Adam Kownacki (18-0, 14 Nokaute)
Adam Kownacki është një boksier polak në ngritje, i cili ka arritur fitore ndaj kundërshtarëve, si Charles Martin dhe Artur Szpilka. 29-vjeçari nuk ka teknikë për t’u vlerësuar, por i qaset meçit me intensitet të lartë, presion të madh dhe duke sulmuar me të gjitha forcat – ashtu që i bën duelet të pëlqyeshme për boksdashësit. Ai do të duelojë më 26 janar kundër Gerald Washington.
7. Alexander Povetkin (34-2, 24 Nokaute)
Alexander Povetkin ka dëshmuar se është një kundërshtar i denjë në raundet e parë të meçit kundër Anthony Joshuas, ne duelin e zhvilluar në muajin shtator. Veterani rus i shkaktoi probleme kampionit të unifikuar, mirëpo më pas e humbi përballjen me nokaut. Edhe pse është 39 vjeçar, ai ka thënë se nuk do të pensionohet në vitin 2019.
6. Joseph Parker (24-2, 18 Nokaute)
Joseph Parker u bë kampion i WBO-së pas fitores ndaj Andy Ruiz Jr në vitin 2016, po ashtu ka regjistruar edhe fitore ndaj Carlos Takam dhe Hughie Fury. Megjithatë, boksieri nga Zelanda e Re pësoi humbje të njëpasnjëshme nga Anthony Joshua dhe Dillian Whyte, por më 15 dhjetor fitoi ndaj Alexander Flores.
5. Dillian Whyte (24-1, 17 Nokaute)
Dillian Whyte ka bërë një listë mbresëlënëse fitoresh ndaj emrave, si Joseph Parker, Lucas Browne, Robert Helenius e Dereck Chisora. Ai është pranë shansit për të boksuar për titull botë kundër Joshuas, pas triumfit me nokaut në rimeçin ndaj Chisoras.
4. Luis Ortiz (30-1, 26 Nokaute)
Luis Ortiz nuk ka një rezyme të fortë sikur Dillian Whyte, mirëpo performanca e tij në duelin ndaj kampionit të WBC-së, Deontay Wilder, e ka pozicionuar atë një vend më lart se britaniku. Fitorja ndaj Travis Kauffman në fillim të dhjetorit është meçi i tij më i fundit.
3. Tyson Fury (27-0-1, 19 Nokaute)
Tyson Fury u desh t’i linte pas vetes problemet në jetën personale dhe të rikthehej në ring pas mungesës prej më shumë se dy vjet e gjysmë. Gjatë kësaj periudhe atij iu morën titujt, mirëpo në vitin 2018 shënoi një rikthim fantastik duke arritur që ta sfidojë Deontay Wilderin për titullin e WBC-së, me të cilin u ndanë baras.
2. Deontay Wilder (40-0-1, 39 Nokaute)
Deontay Wilder e dëshmoi sërish veten si një forcë elitare në kategorinë e peshave të rënda duke e mposhtur Luis Ortizin në muajin mars. Ndërkohë, ai zhvilloi një duel të barabartë, të vendosur nga gjyqtarët, kundër Tyson Furyt më 1 dhjetor. Britaniku ishte më i mirë me pikë, mirëpo amerikani e rrëzoi dy herë.
1. Anthony Joshua (22-0, 21 Nokaute)
Rekordi i Anthony Joshuas është më mbresëlënës në krahasim me kampionin e WBC-së, pasi numëron fitore ndaj emrave, si Dillian Whyte, Alexander Povetkin Joseph Parker, Dominic Breazeale dhe natyrisht ndaj legjendës Wladimir Klitschko. Nuk ka dyshim se kampioni i unifikuar mbetet boksieri numër 1 në botë.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRonaldo shpërfill Zidanen kur emëron bashkëlojtarin më të mirë të skuadrës
Kampi i Florentino Perez, përfshirë djalin – këshillojnë presidentin e Real Madridit ta shesë Vinicius Jr
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Deco tregon detaje rreth çmimit të paguar për Vitor Roque
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Nihat i thotë Real Madridit ta dërgojë Arda Gulerin te rivali i La Ligas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë