LAJMI I FUNDIT:

Bricjapi – Horoskopi për vitin 2019. Çfarë ju sjell viti i ardhshëm në punë, shëndet, dashuri…

Bricjapi – Horoskopi për vitin 2019. Çfarë ju sjell viti i ardhshëm në punë, shëndet, dashuri…

Lexoni se çfarë mund të prisni në vitin 2019 në punë, shëndet, dashuri dhe cilat janë ato këshilla të cilat mund të ndihmojnë në marrjen e vendimeve të rëndësishme!

Telegrafi hollësisht zbulon se çka ju pret në vitin e ardhshëm.

Puna:


Që në fillim viti do t’ju vërë në plan të parë. Në janar madje pesë planetë do të jenë në shenjën tuaj, gjë që do t’ju ofrojnë mundësinë që me paraqitjet tuaja të dalloheni nga të tjerët, mirëpo do të dini mirë që t’i shfrytëzoni aftësitë tuaja prej lideri. Do të realizoni bashkëpunim të mirë dhe do të keni sukses në bisedimet rreth projekteve aktuale.

Në mars dhe prill do të hasni në pengesa dhe vështirësi që kanë të bëjnë me punët afatgjatë. Do të jeni të ngarkuar shumë me afatet të cilat nuk do të arrini t’i realizoni për shkak të pengesave të shumta administrative.

Na mesi i majit Urani hyn në shenjën e Demit, gjë që është shenjë që duhet të shmangni çfarëdo rreziku afarist dhe financiar.

Në periudhën e verës do të keni partneritete të rëndësishme afariste, madje do të jetë kohë e volitshme që të forconi marrëdhëniet e vjetra, por edhe të filloni të reja, ndërkaq ato të cilat nuk ju sjellin dobinë e pritur ndërpritni.

Do të keni mundësi të arrini njohuri dhe shkathtësi të reja të cilat mund t’i përdorni në punë. Ngritja në karrierë ju pret në muajin gusht.

Në tetor dhe nëntor do të jetë e domosdoshme që t’i zgjidhni problemet të cilat do t’ju shkaktohen në sferën e bashkëpunimit për shkak të Venerës, e cila do të jetë retrograde në sferën tuaj të bashkëpunëtorëve.

Është me rëndësi që të gjitha mirë t’i përcaktoni kur është fjala për paratë dhe bashkëpunëtorët, sepse në këtë sferë do të ketë përpjekje për keqpërdorime nga disa individë.

Deri nga mesi i vitit do të investoni mund për të shtuar fitimin tuaj nëpërmjet investimeve të reja. Posaçërisht i rëndësishëm ju është sektori IT.

Nga fundi i qershorit deri në gusht do të keni pengesa dhe vështirësi në sferën e parave për shkak të Marsit retrograd. Tremujori i tretë i vitit do t’ju jetë dobiprurës.

Bricjapët e papunësuar do të kenë shanse të gjejnë punë në fushën e teknologjive të reja ose do të fillojnë të vetëpunësohen dhe do të kenë sukses të marrin donacione apo subvencione.

Shëndeti:

Kryesisht do të keni shëndet të mirë, mirëpo është me rëndësi që më shumë të lëvizni dhe të praktikoni ushtrime fizike së paku çdo të tretën ditë.

Gjatë prillit, gushtit dhe nëntorit do të keni shëndet të ndjeshëm. Mund të keni dhembje koke, pengesa meteoropatike dhe psikosomatike, oscilime të shtypjes së gjakut dhe vështirësi urogjenitale. Preventiva do t’i zbusë këto telashe.

Konsumoni artikujt të cilët përmbajnë më shumë albumina, minerale dhe proteina. Mishi, peshku, vezët, qumështi dhe produktet e qumështit bashkë me perimet me fletë të gjelbra dhe pemët e sezonit do të duhej t’i përfshini më shpesh në meny.

Zvogëloni konsumimin e bukës, makaronave, erëzave të forta dhe artikujve të cilët përmbajnë përqindje më të lartë konservansesh dhe ushqimet e shpejta.

Dashuria:

Nëse jeni në lidhje: Sado që t’ju përshtatet dhe t’ju pëlqejë që çdo gjë ndërmjet jush dhe partnerëve tuaj të zhvillohet sipas orarit të paracaktuar, gjë që ju ofron ndjenjën e sigurisë dhe që të jeni të dashur, do të jetë e domosdoshme që diçka të ndryshoni, në mënyrë që lidhja juaj të mos bëhet monotone.

Që nga fillimi do të keni nevojë për interesime të reja, argëtim dhe qëllime të përbashkëta. Do t’ju jetë e vështirë që t’i arrini të gjitha këto, posaçërisht gjatë pranverës, ndërkaq më vonë edhe pjesërisht gjatë muajve të verës.

Do t’ju kaplojnë dyshimet. Partneri do të ketë humor të ndryshueshëm gjatë prillit, qershorit dhe shtatorit. Lidhja juaj do të gjendet para sfidave.

Do të keni sukses të vendosni harmoninë dhe të përshtateni rreth qëllimeve të përbashkëta gjatë tetorit dhe nëntorit.

Nëse jeni të lirë: Do t’ju ofrohet rasti që të filloni lidhje të re emocionale e cila do të ketë gjasa të jetë afatgjatë dhe serioze.

Nga fillimi vitit do të njihni një person, i cili do t’ju duket më tërheqës dhe sipas shumë karakteristikave më i afërt se shumica e personave që i keni njohur viteve të kaluara ose me të cilët më herët keni qenë të lidhur.

Do të angazhoheni mjaft dhe do të përdorni gjithë sharmin që e keni që t’i afroheni. Bëhuni këmbëngulës dhe i durueshëm, sepse këto dy karakteristika do t’ju jenë atutë më të fuqishme që t’ia zgjoni interesimin për t’u lidhur me ju.

Bricjapët pak më të vjetër i pret takimi me personin me të cilin më herët kanë qenë në lidhje. Me atë person do të keni verë të bujshme ku do t’ju rikujtohet e gjithë ajo për çka jeni dashuruar. Dashuria sërish do të zgjohet dhe do të ripërtërini lidhjen. /Telegrafi/