LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë studentët e Universitetit të Prizrenit, kundërshtojnë emërimin e Rektorit (Video)

Protestojnë studentët e Universitetit të Prizrenit, kundërshtojnë emërimin e Rektorit (Video)

Studentët e Universitetit të Prizrenit bojkotuan mësimin në shenjë proteste për emërim e rektorit të ri. Sipas tyre përzgjedhja është bërë kundër rregullave ligjore, dhe në baza partiake. Ndërsa paralajmërojnë të hyjnë në grevë urie, në rast se MASHT nuk përfillë kërkesat e tyre.

Një grup i studentëve të Universitetit të Prizrenit kanë bojkotuar mësimin dhe kanë mbyllur me dry dyert e Kampusit, duke kundërshtuar kështu emërimin e rektorit të ri.


“Nuk jemi material zgjedhor. Nuk jemi të njoftuar si është bërë zgjedhja e Rektorit, pos që është dalë më një njoftim që nga ky moment Ushtruesi  i Rektorit është zgjedhur”, tha Fatlind Tredhaku, kryetar i Këshillit të Studentëve.

Anëtari i senatit të Univeristetit të Prizrenit, Artan Nimani, thotë se përzgjedhja e ushtruesit të detyrës së rektorit, është bërë pa pëlqimin e senatit.

“Një grup i anëtarëve të Këshillit nga MASHT-i, në mbrëmje jashtë orarit kanë mbajtur një takim, dhe në mënyrë të paligjshme kanë mbajtur një takim dhe në mënyrë të paligjshme kanë nxjerrë një vendim që kanë caktuar ushtrues detyre të rektorit, një kandidat që ka ndalesë nga gjykata për të ushtruar atë funksion. Ne këna kërkuar takimin e senatit, dhe ai na ka dhënë të drejtë, sepse zgjedhja e rektorit është ilegale dhe nuk do të përfillet”, tha Artan Nimani.

E profesorë të Universitetit, duke dashur të mbesin anonimë, deklaruan se përzgjedhja e bërë, është marrëveshje politike.

Këtë e mohon ushtruesi i detyrës së rektorit, Ismet Temaj.

“Përzgjedhja e Ushtruesit të Rektorit është bërë të premten në kampusin e Universitetit të Prizrenit. Është marrë vendim që të shfuqizohet vendimi paraprak dhe të zgjedhet ushtruesi i detyrës”, tha Ismet Temaj.

Studentët paralajmëruan të hyjnë në grevë urie, në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori