LAJMI I FUNDIT:

Joshua: Tifozët e duan duelin ndaj Wilderit, por nëse ai s’është serioz dhe e nokautoj Whyten – nuk dua të dëgjoj se zgjodha opsionin më të lehtë

Joshua: Tifozët e duan duelin ndaj Wilderit, por nëse ai s’është serioz dhe e nokautoj Whyten – nuk dua të dëgjoj se zgjodha opsionin më të lehtë
Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Anthony Joshua e ka bërë të qartë se Dillian Whyte është zgjedhja e tij e dytë për meçin e radhës dhe se objektivi kryesor i britanikut është Deontay Wilder.

Kampioni i unifikuar i IBF, WBA dhe WBO (dhe IBO) e ka caktuar datën 13 prill 2019 në stadiumin Wembley, për duelin e tij të radhës, ndërsa akoma nuk ka vendosur për kundërshtarin.

Anthony Joshua ka reaguar menjëherë pas ofendimit nga Dillian Whyte duke iu afruar te ringu (Foto” Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Pas fitores me nokaut ndaj Dereck Chisoras, Whyte i ka bërë ftesë 29-vjeçarit që të përballet me të, mirëpo kampioni i pamposhtur duket se ka plane tjera.


“Tifozët duan që unë të ndeshem me Wilderin. Por, nëse Deontay Wilder nuk është serioz dhe vendos të ndeshet me Tyson Furyn (rimeç), atëherë do ta nokautoj Whyten përsëri”.

Lajmet për JOSHUA
Lexo po ashtu Lajmet për JOSHUA
Dillian Whyte fitoi me nokaut ndaj Dereck Chisoras (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Por, nëse kjo ndodh (meçi me Whyte) që publiku po bërtiste dhe e nokautoj prapë, atëherë nuk dua ta dëgjoj askënd duke thënë se e zgjidha opsionin më të lehtë”, ka qartësuar Joshua për Sky Sports.

Theksojmë se AJ vazhdimisht është kritikuar se i zgjedh kundërshtarët më të lehtë dhe i shmang duelet e forta për të mbetur kampion në kategorinë e peshave të rënda.

Ka kohë që flitet për superduelin e shumëpritur ndërmjet kampionit të WBC, Deontay Wilder dhe atij të unifikuar (IBF, WBA dhe WBO), Anthony Joshua.

Mirëpo, pasi meçi ndërmjet Wilder dhe Tyson Fury u mbyll baras, amerikani është duke menduar që t’ia ofrojë atij opsionin e rimeçit, gjë që do ta shtynte përballjen me Joshuan. /Telegrafi/

Meçi mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder përfundoi baras (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)