LAJMI I FUNDIT:

Whyte me fjalë ofenduese ndaj Joshuas: Tash është radha jote

Whyte me fjalë ofenduese ndaj Joshuas: Tash është radha jote
Dillian Whyte fitoi me nokaut ndaj Dereck Chisoras (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Dillian Whyte ka folur lidhur me triumfin e tij ndaj Dereck Chisoras duke thënë se e kishte pritur momentin për ta rrëzuar kundërshtarin e tij.

Në meçin e zhvilluar në O2 Arena të Londrës, Whyte fitoi me nokaut në raundin e 11-të dhe dueli i tij i ardhshëm mund të jetë me Anthony Joshuan.


Dillian Whyte e nokautoi Dereck Chisoran në raundin e 11-të (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

“E lëndova në raundin e parë dhe thashë me vete relaksohu. E dija se do të vinte (nokauti). Ai vazhdonte ta bëjë të njëjtin gabim, sillej rrotull dhe endej”

“Ajo (goditja finale) ishte goditje parash, gjithmonë do ta jap në momentin e duhur. Unë jam një luftëtar, doja t’i jepja fund, por vazhdoja ta mbaja ritmin, e dija që do të vinte. Unë jam numri 1 zemër”, ka thënë Whyte lidhur me përballjen ndaj Chisoras.

Whyte e nokauton Chisoran dhe bëhet kandidat potencial për t’u përballur me Joshuan
Lexo po ashtu Whyte e nokauton Chisoran dhe bëhet kandidat potencial për t’u përballur me Joshuan

Në ndërkohë, me këtë fitore, ai është bërë kandidat potencial për t’u përballur me kampionin e unifikuar Anthony Joshua dhe nuk i ka zgjedhur fjalët për të.

Dereck Chisora bëri performancë të mirë, por vetëm deri në raundin e 11-të (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Ai i është drejtuar kampionit të IBF, WBA dhe WBO, në mënyrë ofenduese duke thënë se ai e ka radhën.

“E dua atë copë m*** atje! Le të ndeshemi!”, ishin fjalët e 30-vjeçarit drejtuar AJ.

Kujtojmë që Joshua e ka zgjedhur datën 13 prill 2019 për meçin e radhës në Wembley, mirëpo akoma nuk ka vendosur se cili do të jetë kundërshtari i tij. /Telegrafi/