LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri: Nuk erdha nga një familje e pasur, babai im ishte punonjës i rrugëve dhe gjithashtu u përkujdes për familjen tonë në Kosovë

Shaqiri: Nuk erdha nga një familje e pasur, babai im ishte punonjës i rrugëve dhe gjithashtu u përkujdes për familjen tonë në Kosovë
Foto: Liverpool FC/Twitter

Xherdan Shaqiri është njeriu i momentit te Liverpooli, kjo pasi shqiptari ishte heroi i Reds në fitoren 1-3 ndaj Manchester Unitedit.

27-vjeçari nga Gjilani u fut në lojë në minutën e 70-të dhe pas dy minutash i dha epërsinë skuadër së Jurgen Klopp, ndërsa pas tetë minutash shënoi edhe golin e qetësisë.

Në një intervistë për faqen zyrtare të Liverpoolit, ai foli për historinë e jetës së tij, duke filluar që nga fëmijëria, se si prindërit e tij ndihmuan familjarët në Kosovë dhe në fund për ëndrrën që të fitojë trofe me Reds.


Shaqiri kur ishte i vogël (Foto: Liverpool FC/Twitter)

“Ky është Xherdani i ri, që atëherë dija si të pozoja. Fanella e Brazilit, mendoj se ishte fallco. Nuk e di se nga ku, por ishte dhuratë për ditëlindjen time, pasi ishte menjëherë pas Kampionatit Botëror 1998”.

“Kërkova një fanellë të Ronaldos për ditëlindjes time dhe e veshja gjatë gjithë kohës”.

“Pasi e shikon fotografinë e parë dhe pastaj këtë, është diçka e bukur. Ka shumë punë, normal talent, por edhe shumë punë dhe kjo më bën shumë krenar. Nga një fëmijë i vogël, në idhull të shumë njerëzve në Zvicër”.

Familja e Shaqirit (Foto: Liverpool FC/Twitter)

“Familja ime është gjëja më e rëndësishme në botë. Nuk vi nga një familje e pasur, është mirë të shikoj këta njerëz rreth meje. Prindërit e mi gjithmonë kanë punuar shumë, babai im ishte punonjës i rrugëve, ai punoi shumë për familjen tonë. Ai gjithashtu u kujdes për familjen tonë në Kosovë, të cilët ishin shumë të varfër, unë jam shumë krenar për ata”.

Shaqiri ka një fizik shumë të mirë, por ai shpesh herë bëhet temë për muskujt e këmbëve (Foto: Liverpool FC/Twitter)

“Në Angli është shumë vështirë të luash në Ligën Premier, duhet të jesh i fortë. Natyrisht që jam i lumtur, faleminderit Zotit që më dha këtë aftësi dhe forcë në këmbët e mia. Në fotografi ato duken të mëdha dhe realisht janë. Shumë njerëz mendojnë se qëndroj në fitnes gjithë ditën, por nuk është ashtu. Siç thonë, mos kalo asnjëherë ditën e ushtrimeve të këmbës”.

Shaqiri tregon se ka pasion muzikën dhe i pëlqen kitara (Foto: Liverpool FC/Twitter)

“Më pëlqen muzika, më pëlqen kitara, do doja të mësoja, ndoshta është gjëja e radhës që do ta mësoj. Më shkon shumë. Duhet të kem kujdes me zërin, duhet të jem i kujdesshëm, nuk është aq i mirë sa i Alissonit. Ndoshta ai mund të më mësoj kur ka kohë”.

Të buzëqeshur që në takimin e parë (Foto: Liverpool FC/Twitter)

“Fotografia e parë zyrtare me Klopp? Ishim dytë të lumtur që çdo gjë përfundoi dhe ne mund të fillonim kapitullin tonë. Shpresoj të kemi shumë suksese së bashku dhe gjëja më e rëndësishme të fitojmë ndeshje. Ëndrra ime është të ngriti disa trofe me këtë klub”, e përfundoi Shaqiri intervistën për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi

Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi

La Liga
E paimagjinueshme se si mbrojtësi i Anglisë arriti ta bënte këtë ndërhyrje nga vija e portës

E paimagjinueshme se si mbrojtësi i Anglisë arriti ta bënte këtë ndërhyrje nga vija e portës

Përfaqësueset
Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

La Liga
Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

La Liga
Paqe mes Italisë dhe Belgjikës, Franca shpartallon Izraelin

Paqe mes Italisë dhe Belgjikës, Franca shpartallon Izraelin

Përfaqësueset
Shqetësime te Man United: Lojtari më i mirë deri më tani këtë sezon diagnostikohet me problem të rrallë në zemër

Shqetësime te Man United: Lojtari më i mirë deri më tani këtë sezon diagnostikohet me problem të rrallë në zemër

Premier League
Kalo në kategori