LAJMI I FUNDIT:

Appathurai: Është reale anëtarësimi i Maqedonisë në NATO në vitin 2019

Appathurai: Është reale anëtarësimi i Maqedonisë në NATO në vitin 2019

NATO i kushton më shumë vëmendje politike Ballkanit Perëndimor sesa në vitet e mëparshme dhe ajo që është më e rëndësishme dhe më konkrete është se politika e “dyerve të hapura” që do të zbatohen te Maqedonia pasi të zgjidh kontestin për emrin me Greqinë, tha James Appathurai, ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Çështjet Politike dhe Siguri Politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një intervistë me portalin “European Western Balkans”, Appathurai tha se është 100% reale që Maqedoni t’i bashkohet Aleancës me emrin e saj të ri.


“Politika jonë është shumë e qartë: nëse çështja e emrit zgjidhet, ne mund të ecim përpara me procesin e pranimit”, thotë Appathurai.

Ne kemi filluar tashmë bisedimet e pranimit disa muaj më parë për të qartësuar se çfarë janë problemet në aspektin e hapave që duhet të ndërmerren nga kontributet dhe çështjet tjera teknike, por hapi politik është padyshim marrëveshja e Prespës. Kur të zbatohet nga të dyja palët, ne do të vazhdojmë me procesin e pranimit. Megjithatë, kjo gjithashtu kërkon kohë, kështu që nuk e di kur do të përfundojë. Unë mendoj se koha mesatare në dekadat e fundit ishte midis 12 dhe 18 muaj. Periudha është e gjatë, jo për shkak të procedurave të Aleancës, të cilat janë mjaft të shpejtë, por për shkak të ratifikimit të nevojshëm në parlamentet e shteteve anëtare të NATO-s”, tha Appathurai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori