LAJMI I FUNDIT:

Messi merr Këpucën e Artë: Jam në ekipin më të mirë në botë dhe kjo më lehtëson punën të fitoj këto çmime

Messi merr Këpucën e Artë: Jam në ekipin më të mirë në botë dhe kjo më lehtëson punën të fitoj këto çmime

Sot (e martë) ishte dita kur Lionel Messi do të pranonte edhe zyrtarisht Këpucën e Artë, si golashënuesi më i mirë në Evropës për sezonin 2017/18.

Argjentinasi shënoi 34 gola në sezonin e fundit në La Liga, ndërsa kjo ishte hera e pestë që ai e fiton këtë çmim prestigjioz.


E bukura është se 31-vjeçari me këtë rast bëhet lojtari i parë në histori që e fiton pesë herë Këpucën e Artë.

E pesta me radhë për Messin, si askush tjetër (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Ceremonia e ndarjes së çmimit u mbajt në qytetin e Barcelonës, ndërsa Leo nuk harroi të falënderojë edhe bashkëlojtarët për arritjet e tij.

“Nuk i kam pritur gjithë këtu kur fillova, ëndrra ime ishte të isha një profesionit dhe të triumfoja në futboll. Jam në ekipin më të mirë në botë dhe kam bashkëlojtarët më të mirë në botë dhe kjo i bën gjërat më të lehta që unë t’i fitojë këto çmime”, ka thënë Messi pasi pranoi çmimin.

Barça tall Pellen me një postim në Twitter teksa Messi ushtron gjuajtjet e lira
Lexo po ashtu Barça tall Pellen me një postim në Twitter teksa Messi ushtron gjuajtjet e lira

Pas Leos lojtari me më së shumti Këpucë të Arta është Cristiano Ronaldo me katër, pastaj Eusebio, Gerd Muller, Dudu Georgescu, Fernando Gomes, Ally McCoist, Mario Jardel, Thierry Henry, Diego Forlan dhe Luis Suarez kanë nga dy çmime të tilla.

Barcelona është skuadra që lojtarët e saj kanë fituar më së shumti Këpucën e Artë, plotë shtatë herë, e ndjekur nga Reali me katër dhe pastaj Dinamo Bukureshti me tri, ashtu si Porto. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori