LAJMI I FUNDIT:

Trupi i pajtimit: Amnisti nuk do të ketë për organizatorët, ushtruesit e dhunës dhe personave të armatosur më 27 prill

Trupi i pajtimit: Amnisti nuk do të ketë për organizatorët, ushtruesit e dhunës dhe personave të armatosur më 27 prill

Sipas Propozim-ligjit për amnisti, amnistia nuk do të përfshijë organizatorët e ndodhive në Kuvend, personat që kanë kryer dhunë fizike, që kanë pasur armë dhe pajisje shpërthyese, si dhe personat zyrtar që kanë tejkaluar autorizimet zyrtare.

Të gjithë të akuzuarit e dhunës në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar kanë të drejtë që në afat prej pesë ditësh pas miratimit të ligjit të dorëzojnë kërkesa individuale për amnisti, ndërsa gjykata do të sjell vendim pas mendimit të Prokurorisë Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në ecim në kuadër të asaj se çfarë nuk mund të përfshihet nga ligji për amnisti. Qëllimi i debatit mbi këtë Propozim-ligj kishte të bënte me nominimin e veprave penale konkrete, dhe nuk kishte asgjë personale ndaj askujt, por jepnim përshkrim të veprave – veprime për të cilat personat mund të amnistohen”, tha bashkëryetarja e grupit ndërpartiak Frosina Taswhevska Remenski.


Propozim-ligji dhe përcaktimi që i përjashton veprimet që nuk hyjnë në amnisti, tha ajo, mbeten në vlerësimin e Prokurorisë Publike dhe gjykatës, sepse, siç potencoi, grupi është udhëhequr nga principi i mosndërhyrjes në punën e Prokurorisë dhe gjykatës.

Tashevska Remenski tha se secili i akuzuar individualisht do të mund të dorëzojë kërkesa deri te prokurori kompetent dhe gjykata, dhe se gjykata do të sjell vendime pas mendimin paraprak të Prokurorisë që bazohen në dëshmitë që ka.

“Nuk përpiqemi dhe nuk duam të kryejmë kufizim të drejtë së Prokurorisë dhe gjykatës ta vlerësojnë në bazë se me çfarë dëshmi kanë për personat që do të dorëzojnë kërkesa individuale”, tha Tashevska Remenski.

Ajo nuk dëshiroi të komentoj nëse do të kualifikohen veprat e deputetëve që i hapën dyert e Kuvendit më 27 prill. Këtë, tha Tashevska Remenski, do ta vlerësojë Prokuroria dhe gjykata.

Deputetja Emilija Aleksandrova, e cila gjithashtu është bashkëkryese e grupit ndërpartiak, shpreson se gjykata dhe prokuroria do të sjellin vendim në lidhje me amnistinë pas kërkesave individuale në bazë të dëshmive që i kanë për personat që kanë kërkuar amnisti. Ajo nuk u përgjigj nëse një pjesë e grupit të pavarur nga OBRM-PDUKM, dhe janë të akuzuar për 27 prillin, do të dërgojnë kërkesë për amnisti. Ajo tha se është e drejta e tyre individuale.

Pritet së shpejti Propozim-ligji të hyjë në procedurë kuvendare, ndërsa punën grupit për pajtim, reforma dhe integrim nuk morën pjesë deputetët nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/