LAJMI I FUNDIT:

Pochettino nuk mërzitet nga thashethemet e kalimit të tij te Real Madridi

Pochettino nuk mërzitet nga thashethemet e kalimit të tij te Real Madridi
Mauricio Pochettino (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino ka thënë se ai nuk ka asnjë problem me thashethemet e transferimit të tij te Real Madridi.

Pochettino nuk po kalon pa u vënë re, sepse menaxheri është i lidhur rregullisht me një lëvizje të mundshme te gjigantët spanjollë Real Madridi.


I pyetur nëse ai ishte i mërzitur duke folur për thashetheme të tilla, Pochettino u përgjigj negativisht.

Real Madridi provoi edhe një herë për Pochettinon, kësaj radhe më pagë 18 milionë euro në sezon
Lexo po ashtu Real Madridi provoi edhe një herë për Pochettinon, kësaj radhe më pagë 18 milionë euro në sezon

“Ky lloj i lajmeve – më pëlqen që gazetat të flasin për njerëz të mërzitur”, ka thënë fillimisht Pochettino.

Mauricio Pochettino (Foto: Getty Images)

“Ose flasin se si do të më heqë Tottenham ose që jemi në një situatë të vështirë”.

“Nëse unë kam nevojë për të zgjedhur një situatë, unë e zgjedh këtë”.

Unitedi ka gati 45 milionë euro për Pochettinon si zëvendësues të Mourinhos
Lexo po ashtu Unitedi ka gati 45 milionë euro për Pochettinon si zëvendësues të Mourinhos

“Nuk jam i mërzitur, sigurisht!”, përfundoi trajneri argjentinas.

Përveç Real Madridit, argjentinasi është lidhur edhe me stolin e Manchester Unitedit si pasues i Mourinhos. /Telegrafi/