LAJMI I FUNDIT:

Sasho Mijallkov ofron garanci prej një milion euro për të dalë nga burgu i Shkupit

Sasho Mijallkov ofron garanci prej një milion euro për të dalë nga burgu i Shkupit

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov ka ofruar garanci prej një milion euro për të dalë nga burgi “Shkupi” në Shuto Orizare, konfirmoi avokati i tij Ljupço Shvrgovski.

Për garancinë e ofruar duhet të vendos gjykatësi në procedurë paraprake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga 20 nëntori Mijallkovit i është caktuar masa e paraburgimin për lëndën që ka të bëjë me përgjimet ilegale “Shënjestra-Fortesa”.


Prokuroria Speciale Publike pas dhjetë ditësh kërkoi të hiqet paraburgimi dhe kërkoi paraburgim të ri për hetimin e lëndës “Perandoria”./Telegrafi/