Në kuadër të vizitës zyrtare dhe takimeve të shumta dhe të rëndësishme në Slloveni, ministri i Inovacionit Besim Beqaj ka takuar ministrin Administratës Publike të Sllovenisë, Rudi Medved. Tema kryesore të takimit ishin: mundësia e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Sllovenisë në fushën e dixhitalizimit të administratës dhe ekonomisë, dhe bashkëpunimi në ndërtimin e kapaciteteve të prodhuesve kosovarë për të qenë partnerë dhe konkurrues në tregjet ndërkombëtare përmes qasjes së përbashkët në hulumtim, ndërmarrësi inovative, ndërkombëtarizim të ekonomisë.
“Sllovenia është një nga shtetet lidere në Evropë për inovacion dhe dixhitalizim, fakt ky shumë i rëndësishëm për të përfituar nga ekspertiza dhe përvojat më të mira sllovene”, ka thënë ministri Beqaj.
Sipas tij, marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore do të forcohen me vazhdim të bashkëpunimit të fuqishëm në fushën e dixhitalizimit të administratës shtetërore dhe ekonomisë, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, qasjen e përbashkët në tregjet e treta dhe asistencë profesionale teknike në përfitimin nga programet e financimit të BE-së.
Gjatë qëndrimit në Slloveni, ministri Besim Beqaj do të ketë takime edhe me udhëheqësit e Tech Parkut të Lubjanës dhe me drejtuesit e Odës Ekonomike dhe të Industrisë së Sllovenisë, me qëllim të marrjes së ekspertizës slloven në funksionimin e qendrave të inovacionit, si dhe bashkëpunimi në ndërtimin e kapaciteteve të prodhuesve kosovar për të qenë partner dhe konkurrues në tregjet ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
British American Tobacco investon 100 milionë euro
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City