LAJMI I FUNDIT:

British American Tobacco investon 100 milionë euro

British American Tobacco investon 100 milionë euro

Kompania e dytë e duhanit në tregun botëror British American Tobacco njoftoi se ka bërë një investim të konsiderueshëm në Bullgari duke nënshkruar një kontratë për blerjen e markave prijëse të “Bulgartabac”-ut.

Kontrata është me vlerë 100 mln euro dhe tregon përmirësimin e reputacionit të Bullgarisë si një vend të preferuar për investitorë ndërkombëtarë. Ky është investimi më i madh në vend gjatë këtij viti.


BAT Bullgaria do të bëhet njëri nga pesë tatimpaguesit më të mëdhenj në Bullgari, ku menjëherë do të hapë mbi 100 vende të reja pune dhe do të sigurojë akoma 1000 në distribuim. /Telegrafi/