LAJMI I FUNDIT:

Milani konsideron transferimin e Quagliarellas

Milani konsideron transferimin e Quagliarellas
Fabio Quagliarella (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Milani thuhet se po konsideron një transferim gjatë afatit kalimtar të janarit për sulmuesin italian të Sampdorias, Fabio Quagliarella.

Sipas mediumit SportMediaset, Milani ka kaluar vëmendjen e tyre te Quagliarella pas pranimit të humbjes në përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Zlatan Ibrahimovicin.


Transmetuesi italian shpjegon se Rossonerët ende duan të sjellin një sulmues me përvojë më skuadër dhe kanë mbajtur bisedime eksploruese me agjentin Beppe Bozzo.

Ibrahimovic do të qëndrojë në MLS
Lexo po ashtu Ibrahimovic do të qëndrojë në MLS

35-vjeçari tashmë ka 13 gola dhe asistime të kombinuara dhe ka ndihmuar Sampdorian këtë sezon të jetë në pjesën e epërme të tabelës.

Quagliarella i ka shënuar disa herë Milanit (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Quagliarella është përshkruar si një futbollist që mund të ndihmojnë Rossonerët të zgjidhin ndeshjet e vështira.

Për më tepër, ai do të pranonte të ishte zgjedhja e tretë pas Gonzalo Higuainit dhe Patrick Cutrones në sulmin e Milanit.

Rrëfimi për film i Fabio Quagliarellas – Polici që ia montoi akuzat më të frikshme nga pedofilia deri te lidhje me mafinë (Foto)
Lexo po ashtu Rrëfimi për film i Fabio Quagliarellas – Polici që ia montoi akuzat më të frikshme nga pedofilia deri te lidhje me mafinë (Foto)

Mediaset përfundon shpresën e Milanit për të nënshkruar me Quagliarellën si një huazim gjashtëmujor me mundësi për një sezon shtesë.

Edhe Sampdoria thuhet se nuk do të kundërshtojë këtë lëvizje pasi që do të hapte hapësira për dyshen e sulmuesve të rinj Gregoire Defrel dhe Dawid Kownacki./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori