LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi për film i Fabio Quagliarellas – Polici që ia montoi akuzat më të frikshme nga pedofilia deri te lidhje me mafinë (Foto)

Rrëfimi për film i Fabio Quagliarellas – Polici që ia montoi akuzat më të frikshme nga pedofilia deri te lidhje me mafinë (Foto)

Shumë lojtarë puthin simbolin e ekipit të fëmijërisë për të treguar besnikërinë, por sapo u ofrohet një ofertë më e mirë, ata ikin. 

Janë falur shumë shkeljet rreth këtyre premtimeve, por njëri është që nuk është falur kurrë, deri më tani.


Rasti i Fabio Quagliarellas është mjaft unik, sepse ëndrra e tij për t’u bërë hero i qytetit të Napolit, u thye në një përvojë të tmerrshme.

Pavarësisht se ishte një napolitan krenar, ai karrierën e filloi te Torino. Pastaj ai kishte kaluar një pjesë të karrierës te Fiorentina, Chieti, Sampdoria e Udinese.

Pas dy sezoneve mbresëlënëse me Udinesen, ai u thirr në Kombëtare, ndërsa u bashku edhe me Napolin në vitin 2009.

Fabio Quagliarella festa me fanellën e Napolit /Getty Images)

Ai shpejt u bë i preferuari i tifozëve me deklaratat rreth dashurisë së tij për Napolin dhe se si ai dëshiron të përfundojë karrierën e tij në San Paolo.

Megjithatë vetëm pas 12 muajsh dhe një kontratë pesëvjeçare, Quagliarella u largua.

Por, ndryshe nga shumica e transferimeve nga klubet më të vogla në më të mëdhenjtë, Quagliarella përjetoi ferrin nga tifozët, ndërsa nuk e kishte mundësinë që asnjëherë të tregonte të vërtetën deri më tani.

Fabio Quagliarella me Morgan De Santis /Getty Images)

Ai sa ishte te Napoli u detyrua të duronte tmerrin pasi në atë kohë ishte përndjekë nga polici Raffaele Piccolo, i cili ishte i vendosur ta shkatërronte jetën e sulmuesit.

Ai është kthyer të flas për SportMediaset, ku shpjegon gjithçka çfarë ndodhi në atë kohë.

“Gjithmonë e kam imagjinuar veten si kapiten i Napolit, për të fituar diçka me ta, sepse po bëheshin një ekip i mirë, siç janë tani – një ekip i shkëlqyer”.

“Nëse asnjë nga këto të mos kishin ndodhur, unë jam i sigurt se do të vazhdoja të luaja atje edhe tani”.

Christian Abbiati me Fabio Quagliarella sa ishte te SSC Napoli/Getty Images)

Pas largimit Quagliarella kishte probleme të kthehej edhe për ta parë familjen dhe miqtë e tij.

Ai thotë se priste ditë që kur do të kthehej të fliste për gjithçka se çfarë ndodhi.

“Isha duke pritur ditën kur më në fund mund të tregoja gjithçka”.

Koha erdhi kur polici me emrin Piccolo u fut në burg për katër vjet e tetë muaj.

Fabio Quagliarella /Getty Images)

“Një ndjekës (polici Piccolo) më torturonte me mua dhe familjen për një kohë të gjatë”.

“Unë nuk e di se çfarë kishte në mendjen e tij, pasi ai ishte një oficer i policisë dhe për shkak të kësaj, unë fillimisht kisha besim te ai”.

“Gjithçka filloi me një problem me një fjalëkalim që kisha dhe ai e zgjodhi”.

Ky ishte vetëm fillimi – pasi pastaj filluan kërcënimet me vdekje.

Fabio Quagliarella/Getty Images)

“Pastaj fillova të marrja letra anonime me fotografi të vajzave të zhveshura, duke më akuzuar për pedofili, që punoja me Camorrën [mafinë lokale], që merresha me drogën dhe ndreqjen e basteve” .

“Babai im mori mesazhe kërcënuese. Ata i thanë atij se dikush do të më gjuajë në kokë, ose që do ta shpërthejnë shtëpinë time me një bombë”.

Ai gjithashtu kishte një arkivol të dorëzuar në shtëpinë e tij.

Quagliarella dhe familja e tij i kërkuan pikërisht ndihmë policit Piccolo, duke mos e ditur se ai ishte njeriu që i shkaktonte të gjitha.

“Çdo trembje e vogël papritmas u bë një rrezik i madh. Ndjehesha vazhdimisht sikur dikush është duke në shikuar dhe vështroja anash. Ju nuk mund ta imagjinoni tensionin thjesht edhe duke qenë në shtëpinë time”.

“Ndjekësi, duke qenë një oficer policie, ishte rregullisht në shtëpinë time dhe ai po drejtonte çdo gjë”.

Fabio Quagliarella duke festuar një gol /Getty Images)

“Ai kërkonte që të jepnin shenjat e gishtave, duke thënë: ‘Ne jemi pothuajse afër, edhe shumë pak ka mbetur” .

“Ai madje kishte zbuluar dhe emra, kinse ishin në ngjarje duke e bërë të pamundur ta kuptonim se çfarë ishte duke ndodhur”.

“Nuk mund t’i thosha askujt asgjë, as vëllezërve të mi. Miku im më i mirë Giulio, u thirri nga autoritetet për lidhjet e shpikura me Camorrën”.

“Në fund, babai im e kuptoi. Ai e kuptoi se autoritetet kurrë nuk u morën me ankesat e mia formale sepse ndjekësi (Piccolo) po i mbante të gjitha me vete”.

Situata me jetën e tij personale u përhap edhe në profesion, gjë që e detyroi të largohet nga Napoli i tij i dashur.

Fabio Quagliarella gol kundër Juventusit /Getty Images)

“Letrat që mora në shtëpi, ai gjithashtu i kishte dërguar edhe në klubin tim”.

“Para udhëtimit për në Suedi, ata më thirrën dhe më thashë se nuk do të luaja, pasi jam shitur te Juventusi. Isha i pari që e dëgjoja këtë”.

“Njerëzit më akuzuan se e kam lënë Napoli për para, por kjo nuk ishte e vërtetë dhe kjo me të vërtetë e mërziste familjen time”.

“Tifozët kujdesen që unë të ndjehesha si tradhtar, por ata nuk mund ta dinin arsyen e vërtetë që unë u largova”.

“Ata më panë të bëhesha kapiteni i tyre dhe që do të fitoja diçka me ekipin. Nëse do të ishte në dorën time, unë ende do të isha në San Paolo, pasi që shënimi i atyre 11 golave k​​ishte vlerën e 100 golave për mua”.

“Unë u përpoqa t’u tregoja atyre se sa më pëlqeu Napoli me gjeste të vogla, si refuzimi për të festuar pas golave ​​për Torinon”.

Fabio Quagliarella gol ndaj Napolit Getty Images)

“A do të ktheheshe në Napoli? Do të ishte e mrekullueshme vetëm ta dija që fansat kanë ndërruar mendim për mua”.

Fatmirësisht për Quagliarellan, tifozët e pasi e dëgjuan rrëfimin e tij e zbuluan një flamur në mbështetje të tij pas ndeshjes me Crotonen.

“Ju keni jetuar përmes ferrit me dinjitetin më të madh, do t’ju përqafojmë përsëri. Fabio, bir i këtij qyteti”.

Tani 34 vjeç lojtari i Sampdorias, Quagliarella, ende e ka në zemër fanellën e katërt të Napolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori