Të hënën në Bruksel pritet të mblidhet Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian ku do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat me të cilat ballafaqohen vendet e rajonit.
Këshilli i BE-së pritet të përsërisë qëndrimin se Prishtina duhet të revokojë tarifat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina dhe se mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të ndryshohet vetëm në përputhje me kushtetutën dhe me dialogun e të gjithë faktorëve kompetent.
Edhe pse nuk është zyrtare, ‘Tanjug’ raporton se ministrat do të fokusohen në gjendjen e Bosnje e Hercegovinë pas zgjedhjeve, zbatimin e marrëveshjes së Shkupit dhe Athinës për emrin si dhe për zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë.
Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ritheksuar të premten se nuk ka asnjë dilemë rreth votimit të tri projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake, më 14 dhjetor.
“NATO është organizatë e disa vendeve të sigurisë dhe mendimi i një anëtari të NATO-s nuk kthehet në vendim, në fakt vendimet merren vetëm kur të gjithë janë dakord, kështu që ne nuk na pengon puna me NATO-n. Nëse kjo është një kërkesë dhe nuk aprovohet nga të tjerët kjo nuk ndryshon asgjë”, ka thënë Haradinaj.
Për këtë pati edhe kundërshtime nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Stoltenberg paralajmëroi Prishtinën zyrtare se do të “përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”.
Sipas Stoltenberg, ky proces po udhëhiqet “në një moment mjaft të papërshtatshëm, pa u respektuar procedurat”.
Përveç taksës, gjithashtu Qeveria e Kosovës është duke menduar për vendosjen e masave të reja ndaj Serbisë.
Të dielën gjatë ditës mediet në Kosovë por edhe në Serbi kanë raportuar se priten tri masa të reja kundër Serbisë.
Në mesin e masave janë raportuar edhe ndalimi i hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë, dhe gjithashtu edhe ndalimi i hyrjes së automjeteve me targa të Serbisë./Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova