LAJMI I FUNDIT:

Instituti ATOMI mbajti konferencën Kangaroo 2018 – prezantohen rezultatet e testit të matematikës

Instituti ATOMI mbajti konferencën Kangaroo 2018 – prezantohen rezultatet e testit të matematikës

Instituti ATOMI sot organizoi konferencën njëditore “Analiza e testeve Kangaroo dhe krahasimi me testet e organizuara nga MASHT”.

Në kuadër të kësaj konference u prezantuan rezultatet e testit të matematikës Kangaroo në Kosovë, të analizuara sipas niveleve e klasave dhe sipas nën-fushave të matematikës.


Gjithashtu, gjatë kësaj konference janë bërë edhe krahasime të rezultateve të testit Kangaroo me testet shtetërore të organizuara nga Ministria e Arsimit, si dhe me testin ndërkombëtar PISA sa i përket fushës së matematikës.

Meqë rezultatet e të gjitha këtyre testeve vendore e ndërkombëtare tregojnë për nivel jo të kënaqshëm të matematikës në Kosovë, kjo konferencë, si një aktivitet modest nga Instituti ATOMI, është organizuar me qëllim që të shërbejë për ndezje të alarmit tek institucionet shtetërore qendrore e lokale, te shkollat dhe posaçërisht te mësimdhënësit e matematikës, në mënyrë që të gjithë këta akterë, në përputhje me kompetencat, mundësitë dhe përgjegjësit e tyre, të investojnë më shumë mjete, resurse dhe energji për përmirësimin e nivelit dhe cilësisë së matematikës në Kosovë.

Në këtë konferencë morën pjesë udhëheqës dhe përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore e publike qendrore e lokale, përfaqësues të organizatave profesionale, përfaqësues të donatorëve dhe mësimdhënës të matematikës.

Me këtë rast fjalë përshëndetëse për të pranishmit mbajtën: nikoqiri i kësaj ngjarjeje, Jusuf Thaçi – Drejtor Ekzekutiv i Institutit ATOMI, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Ismajl Kurteshi, Përfaqësuesi i organizatës gjermane GIZ,  Boris Sharlovski, Përfaqësuesja e Shoqatës së Matematikanëve të Shqipërisë, profesoresha Elisabeta Peti dhe Kryetari i Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, profesor Muhib Lohaj.

Në kuadër të kësaj konference u mbajtën pesë seanca plenare, gjatë të cilave u bënë prezantime të ndryshme nga folësit në vijim:

Valmir Krasniqi – “Analiza e rezultateve të testeve Kangaroo 2017-2018 në Kosovë (Pjesa I)”.

Armend Shabani – “Analiza e rezultateve të testeve Kangaroo 2017-2018 në Kosovë (Pjesa II)”.

Dukagjin Pupovci – “Çfarë mësuam nga PISA?”.

Selim Mehmeti – “Vlerësimi i brendshëm i nxënësve”.

Mustafë Kadriu – “Testet e matematikës të organizuara nga MASHT”.

Pas secilit prezantim ka pasuar pjesa me pyetje-përgjigje dhe komente nga pjesëmarrësit e konferencës.

Realizimi i kësaj konference është bërë me përkrahjen financiare të organizatës gjermane GIZ, për të cilën gjë Instituti ATOMI është mirënjohës dhe e falënderon GIZ-in.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori