LAJMI I FUNDIT:

Studentët në Shqipëri, kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave

Studentët në Shqipëri, kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave

Pavarësisht tërheqjes së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, duke hequr pikën 4 që tarifonte çdo kredit të provimeve të bartura, në VKM-në e kundërshtuar ashpër nga studentët, të cilët prej dy ditësh mblidhen në protestë para kësaj ministrie, ata duket se nuk janë kënaqur me plotësimin e vetëm një prej kërkesave të tyre.

Në kryeqytet, studentë nga shumica e fakulteteve të Universitetit të Tiranës apo Politeknikut, marshuan për të tretën ditë me radhë rrugëve për të mbërritur në Ministrinë e Arsimit, me kërkesat e qarta për përgjysmimin e tarifave të studimit, përmirësimit të kushteve të konvikteve, sikurse edhe përfaqësimin në Bordin e Administrimit.


Në Vlorë, studentët e Universitetit “Ismail Qemali” kanë lënë sërish orët e mësimit për të protestuar jashtë ambienteve të universitetit, sikurse edhe në Elbasan, ku studentët janë mbledhur përpara “Aleksander Xhuvanit” dhe më pas do të nisen drejt Tiranës.

Edhe studentët e “Fan Nolit” të Korçës kanë hyrë në ditën e dytë të protestës. Ata kërkojnë tashmë plotësimin e kërkesave të tjera. Grumbullimi ka filluar në ambientet e jashtme të Korpusit universitar, me pjesëmarrjen e studentëve të fakulteteve të Ekonomisë, Edukimit dhe Bujqësisë.

Ndërkohë, studentët e fakulteteve të Shkencave Humane dhe atyre Natyrore kanë zgjedhur të protestojnë përpara fakulteteve respektive. Por, në Korçë, Këshilli Studentor u ka bërë thirrje edhe gjimnazistëve që t’i bashkohen protestës, edhe pse nuk kuptohet arsyeja për këtë.

Edhe studentët e Shkodrës janë bashkuar me protestat në mbarë vendin, ndërsa pedagogu Arben Prendi atje ka dalë në mbështetje të studentëve, madje deklaron se universiteti ka humbur autonominë dhe po kontrollohet nga qeveria. Sipas tij duhet hequr mesatarja për pranimin në universitet, pasi po shkakton mbylljen e shumë degëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori