Poezi nga: Charles Baudelaire
Përktheu: Primo Shllaku
Përgjatë lagjes së vjetër, ku ndër shpija varen
persiane e grila, strehë të msheftash epshe,
kur dielli mizor rreh me forcë të dyfishtë
mbi qytet e fshat, mbi çati e grunore,
shkoj me u stërvitë në skermën tekanjoze,
tue nuhatë në çdo qoshe rreziqet e rimës,
tue marrë në thue mbi fjalë si nëpër kalldrëm,
kajherë tue ndeshë vargje, andrrue prej kohësh.
Ky at ushqimdhanës, anmik i anemisë
ndër fusha i zgjon krymbat porsi drandofillet,
n’avull i kthen hallet që ikin drejt qiellit
e tru e zgjoj me mjaltë i mbushë së ploti.
Asht ai që rinon deri dhe sakatin,
të gëzuem e t’butë e ban si t’ish gocë qëmoti,
bereqetet urdhnon me u rritë e me u pjekë
n’zemrën e pavdekshme që n’lule don me vdekë.
Kur si poet ai zbret nëpër qytete
sendeve ma të ulta fatin ua fisnikon,
futet si mbret pa bujë e salltanete
spital a pallat, kudo që ai shkon.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'