LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Bashkimi Evropian shpërfilli Kosovën për vizat (Video)

Hoxhaj: Bashkimi Evropian shpërfilli Kosovën për vizat (Video)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova ka bërë punën që do të duhej ta bënte çdo shtet serioz sa i përket kritereve për liberalizimin e vizave.

“Nëse kësaj teme do të duhej t’i vendosej një emër kjo është ‘shpërfillje tipike evropiane’ në raport me Kosovën, dhe një lloj mos pranimi evropian, pasi neve na është thënë se procesi është teknik dhe nëse plotësoni kriteret do të shpërbleheni”, tha ai.

Hoxhaj në “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini ka thënë se shtetet me peshë duket se kanë qenë vendimtare për bllokimin e vizave për Kosovën.


“Shtetet mbështetëse ishin të pakta dhe disi të heshtura. Hezitonin të flisnin në favor të liberalizimit të vizave”, tha Hoxhaj, përcjell Telegrafi.

Duke folur për procesin e themelimit të ushtrisë, Hoxhaj ka thënë se deri tani gjithçka që është bërë në lidhje me FSK-në, Kosova është konsultuar me shtetet kyçe të NATO-s.

“Duhet ruajtur një raport strategjik me NATO-n. I lus edhe zyrtarët shtetërorë të kenë kujdes me deklarata… Data 14 dhjetor do të jetë historike. Procesi i themelimit të ushtrisë është proces i pandalshëm”.

“Ushtria e Kosovës do të jetë partner i NATO-s, kurse ne jemi i vetmi vend në botë që do të duam të kemi NATO-n edhe më tej në Kosovë”, tha ai.

Duke folur për taksën ndaj mallrave serbe, zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se taksa para së gjithash është veprim politik.

“Është një situatë kur Serbia të vetmen gjë që dëshiron ta ketë në suaza normale me Kosovën është tregtia”.

Nënkryetari i PDK-së thotë se subjekti i tij politik vazhdon të mbështesë mbajtjen e taksës ndaj produkteve serbe.

“PDK ka dhënë mbështetje të plotë për taksën ndaj produkteve serbe, derisa nuk ka ndonjë situatë tjetër nga ajo që është”, tha Hoxhaj, përcjell Telegrafi.

Për situatën politike në vend, Hoxhaj ka thënë se e “çmojmë qasjen e PSD-së në raport me dialogun dhe rezoluta e tyre e ka mbështetjen e PDK-së”.

“Dialogu nuk i sjell votë asnjë subjekti politik. Nuk është temë popullore… I ftojmë edhe subjektet tjera opozitare t’i bashkohen këtij procesi në të mirë të vendit… Bashkangjitja e LDK-së, apo VV-së do të ishte mrekulli!”.

Hoxhaj ka thënë se tashmë ka një pajtim se Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti do të kenë një rol drejtues në dialogun me Serbinë.

“Besojmë se nga mesi i dhjetorit do të del në votim në Kuvendin e Kosovës”, tha Hoxhaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori