BP: Rritja e çmimit të bukës ndikon edhe tek çmimet tjera në Maqedoni (Video)
Shtrenjtimi i bukës do ta rrisë inflacionin, paralajmërojnë nga Bankën Popullore. Çmimi më i lartë i bukës do ta rrisë çmimin edhe të produkteve dhe shërbimeve tjera për qytetarët. Nga Banka qendrore thonë se ata janë vigjilentë rreth situatës, por nuk mund të ndikojnë në këtë vendim, sepse çmimi rregullohet në tregun e lirë. Analiza e BPRM-së tregon se nga mesi i vitit 2017 ka pasur një trend rritës në çmimet e grurit në bursat botërore, si dhe një rritje e çmimit të naftës së papërpunuar, të cilët janë ndër faktorët që e korrigjojnë edhe çmimin e bukës në pakicë.
“Aktualisht, inflacioni mesatar i brendshëm është 1.5%, ndërsa për të gjithë vitin 2018 presim që mesatarisht të jetë rreth 1.6%. Në vitin 2019, parashikohet përshpejtim i lehtë në 2%. Ajo që është e rëndësishme është se në këto parashikime tashmë janë përfshirë edhe supozimet për rritje të mëtejshme në çmimet botërore të ushqimit dhe energjisë, dhe rrjedhën e tyre ndaj çmimeve të brendshme. Tani për tani nuk presim ndonjë devijim të rëndësishëm nga rruga e parashikuar e inflacionit vendor, deri në fund të këtij viti dhe të vitit të ardhshëm”, thonë nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë.
Qytetarët ankohen për këtë vendim. Ata thonë se janë të befasuar me këtë lëvizje të furrtarëve. Por pohojnë se një pjesë e mirë e produkteve të tjera në markete shiten me një çmim më të lartë në krahasim me vitin e kaluar.
“Përveç kësaj do të shtrenjtohen edhe gjëra tjera, më treguan persona profesional. Kjo nuk bën, nuk jam i përcaktuar në aspektin partiak, as për të parët, as për të dytët. Pushteti është i ëmbël, çohu ti, të ulem unë”.
“Do të gatuajmë, çfarë të bëjmë. Pesë kilogramë miell kushtojnë 100 denarë, e prej tyre sa bukë do të nxjerrësh?”.
“Gjithçka është shtrenjtë, katastrofë. Pensioni është vetëm për ilaçe dhe fatura, nuk mbërrin asgjë”.
Industria e mullisëve dhe furrtarëve mori vendim që ta rrit çmimin e bukës për rreth 3 denarë, me arsyetimin se kanë shpenzime më të larta gjatë prodhimtarisë. Mullisët ankohen edhe për rendimentin shumë të dobët të grurit, naftës më të shtrenjtë dhe mungesën e fuqisë punëtore në këtë biznes, e me këtë edhe rritjen e imponuar të pagave në këtë sektor. Ky shtrenjtim i produktit elementar ushqimor vjen pas një pauze prej 7 viteve. Asokohe, buka u shtrenjtua për shkak të çmimit të lartë të rrymës./Alsat-M/
https://www.youtube.com/watch?v=bI6nn97wM2I
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë