LAJMI I FUNDIT:

Pesë blerjet e ‘çmendura’ të janarit që mund ta shpëtojnë sezonin Jose Mourinhos te Manchester United 

Pesë blerjet e ‘çmendura’ të janarit që mund ta shpëtojnë sezonin Jose Mourinhos te Manchester United 
SOUTHAMPTON, ENGLAND - DECEMBER 01: Jose Mourinho, Manager of Manchester United looks on prior to the Premier League match between Southampton FC and Manchester United at St Mary's Stadium on December 1, 2018 in Southampton, United Kingdom. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)

Jose Mourinho në konferencën e fundit të mbajtur deklaroi që nuk ka lojtarë që luftojnë për topin dhe kur e kanë atë, e din se çfarë duhet të bëjnë.

Sipas tij sistemi që luajnë nuk ka rëndësi, rëndësi kaun lojtarët, gjë që i ka në numër të vogël te Manchester United.


Këto ishin fjalët e Jose Mourinhos pas zhgënjimit (2-2) kundër Southamptonit, që për çudi trajnerit riva Mark Hughes, i kushtoi me shkarkim.

Jose Mourinho, trajner i Manchester United . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Por a duhet Manchester Unietd të futet në afatin kalimtar dimëror për të blerë?

Absolutisht, po.

Sipas Metro, janë pesë lojtarë që Jose Mourinho i pëlqen shumë dhe që do t’i donte që në janar, por arritja tek ta do të ishte shumë e vështirë.

Aaron Wan-Bissaka (Crystal Palace)

Rilindja e papritur e Luke Shaë në mbrojtje ka qenë ndër pikat e pakta të mira te Unietd.

United nënshkroi me Diogo Dalot në verë, por kërkohet një forcë më e madhe në thellësi.

Antonio Valencia dhe Ashley Young, luajnë në këtë krahë, por kërkohet gjak i ri. Quhet Aaron Wan-Bissaka dhe luan te Crystal Palace.

Allan (Napoli)

Mourinho mori një hap të pa parë në ndeshje ndaj Southamptonit të shtunën ku luajti me pesë mesfushorë, Paul Pogba, Marouane Fellaini, Ander Herrera, Scott McTominay dhe Nemanja Matic.

Mesfushori i Napolit, Allan, do të ishte ideal, pasi që Fred nuk ka treguar formë të mirë te Manchester.

Vetëm tre lojtarë në pesë ligat më të mira të Evropës kanë fituar më shumë duele se ai (52).

Marcelo Brozovic (Inter)

Një tjetër mesfushor, pasi mesfusha mbetet pika e dobët e United.

Marcelo Brozovic, një finalist i Kupës së Botës me Kroacinë këtë verë, po zhvillon sezon shumë të mirë te Interi.

Brozovic është një mesfushor i suksesshëm, ku edhe pse ishte rezervist fillimisht, fitoi besimin e trajnerit dhe tani përveç asistime, di të shënojë edhe gola.

Kalidou Koulibaly (Napoli)

United në ditët e fundit të afatit kalimtar ishte në garë për një mbrojtës.

Harry Maguire, Toby Alderweireld dhe Diego Godin ishin disa nga lojtarët që mund të shkonin në Old Trafford.

Një tjetër lojtar që u kërkua me ngulm ishte ai i Napolit, Kalidou Koulibaly.

Fuqia, pasimet e sakta dhe loja në ajër, janë atutë kryesore të lojtarit, që do t’i kryenin punë Manchester Untiedit.

Sergej Milinkovic-Savic (Lazio)

Në një moment në verë, dukej sigurt se United do t’i siguronte shërbimet e Sergej Milinkoviç-Saviç.

Lazio kërkon 100 milionë euro për të.

Milinkoviç-Savic është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai është në thelb është më i mirë se sa Maruane Fellaini.

Sezonin e kaluar, ai arriti të shënojë 12 gola dhe të jap tre asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori