LAJMI I FUNDIT:

Qeveria nis punën me një minutë heshtje për George H.W Bush

Qeveria nis punën me një minutë heshtje për George H.W Bush

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se kabineti qeveritar sot ka filluar punën me një minutë heshtje në nderim të ish-presidentit amerikan George H.W Bush.

Sot në Kosovë është ditë zie për të nderuar figurën e ish-presidentit amerikan George H.W.Bush.


Flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të jetë në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.