Kosova ka pësuar disfatë nga Maqedonia të dielën mbrëma në ndeshjen e luajtur në Gjevgjeli në kuadër të Grupit B të raundit të dytë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 78-68 (29:16, 10:19, 22:12, 17:21).
Maqedonasit e kanë dominuar takimin prej fillimit e deri në fund, ndonëse basketbollistët tanë në fund të pjesës së parë kanë arritur ta ngushtojnë rezultatin në katër pikë, 39:35, rezultat ky me të cilin edhe kanë shkuar skuadrat në pushim. Mirëpo me tu kthyer në parket nikoqirët vazhduan dominimin dhe kështu në fund ia dolën të triumfojnë me 10 pikë epërsi.
Më efikasit te Kosova ishin Dardan Berisha me 19 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, Lis Shoshi me 18 pikë e 15 kërcime dhe Gëzim Morina me 15 pikë e shtatë kërcime.
Në anën tjetër te Maqedonia më të dalluarit ishin Bojan Trajkovski me 23 pikë e 13 kërcime dhe Shane Whittington me 15 pikë e gjashtë kërcime – thuhet në njoftimin e FBK-së.
Kjo është disfata e dytë e Kosovës nga Maqedonia në kuadër të këtyre parakualifikimeve pasi që në shtator të këtij viti në Prishtinë, Përfaqësuesja jonë u pati mposhtur me shifrat 76:73, derisa së fundi basketbollistët tanë, të enjten që e lamë pas kanë pësuar humbje nga Rumania me rezultat 88:83.
Në këtë mënyrë Maqedonia i prin Grupit B me tri ndeshje e po aq fitore, Rumania është e dyta me dy ndeshje e një fitore, kurse Kosova është e treta me tri ndeshje e po aq humbje.
Kosova ndeshjen e fundit në kuadër të raundit të dytë të Grupit B të parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do ta luaj më 24 shkurt në shtëpi kundër Rumanisë.
Duhet theksuar se Kosova në dy ndeshjet, pra kundër Rumanisë dhe Maqedonisë është paraqitur me lojtarë vendor, pa asnjë amerikan, dhe pa njërin ndër bartësit kyç të lojës, Erjon Kastratin, i cili ende është duke u rehabilituar nga lëndimi i përjetuar në shtator.
Fituesi i këtij grupi do të kualifikohet në kualifikime për Eurobasket 2021 që do të fillojnë në nëntor të vitit të ardhshëm, kurse dy kombëtaret e tjera e kanë edhe një shans tjetër për t’u kualifikuar, por nëpërmjet një raundi shtesë që do të luhet në gusht të vitit 2019.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës