LAJMI I FUNDIT:

Me tensione dhe rivalitet bëhet edhe matja zyrtare – dallim i madh në peshë mes Wilder dhe Furyt

Me tensione dhe rivalitet bëhet edhe matja zyrtare – dallim i madh në peshë mes Wilder dhe Furyt
Tensionet kanë qenë të vazhdueshme ndërmjet Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Vetëm një ditë para duelit më të madh të vitit në boksin botëror, janë bërë edhe matjet zyrtare të dy protagonistëve, Deontay Wilder dhe Tyson Fury.

Pas konferencës për shtyp që kaloi me shumë tensione, njëjtë kaloi edhe matja zyrtare.

Tensionet kanë qenë të vazhdueshme ndërmjet Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Dy boksierët u përplasën verbalisht, por mbajtën distancë të madhe me njëri-tjetrin falë edhe pjesëtarëve të sigurimit të cilët ishin të pranishëm.

Fitimet që pritet të arkëtojnë Wilder dhe Fury nga meçi për titullin e WBC-së
Lexo po ashtu Fitimet që pritet të arkëtojnë Wilder dhe Fury nga meçi për titullin e WBC-së

Wilder u shfaq me maskën e tij të zakonshme për të cilën edhe njihet me pseudonimin “Bombarduesi i Bronztë“, ndërkaq Tyson Fury u shfaq tejet energjik duke treguar trupin e tij më në formë se kurrë.

Tyson Fury bëri transformim të pabesueshëm për t’u bërë gati për duelin e karrierës(Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Pas matjeve që ata i bënë, u kuptua dallimi i madh në peshë mes dy boksierëve, edhe pse Fury humbi shumë peshë për dallim nga e njëjta kohë vitin e kaluar.

E fshehta prapa humbjes së jashtëzakonshme në peshë të Tyson Furyt: Programi i posaçëm i dietës dhe stërvitjeve
Lexo po ashtu E fshehta prapa humbjes së jashtëzakonshme në peshë të Tyson Furyt: Programi i posaçëm i dietës dhe stërvitjeve

Boksieri britanik peshon 116 kilogramë, një ditë para duelit të rëndësishëm, kurse kundërshtari i tij amerikan peshon plot 20 kilogramë më pak, pra 96 kilogramë.

Deontay Wilder tejet i motivuar para duelit (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Përkundër dallimit të madh në peshë, Fury ka zhvilluar përgatitje intensive dhe përkundër këtij dallimi që mund t’i mundësojë lëvizje më të shpejtë amerikanit Wilder, britaniku do të provojë ta befasojë në secilin rast.

Dueli zhvillohet mëngjesin e të dielës sipas kohës tonë, fillimi i meçit pritet të jetë rreth orës 06:00.

Arena ku do të mbahet ky duel është Staples Center, Los Angeles, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kush është tifozi shqiptar që hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe cili ishte motivi i këtij veprimi

Kush është tifozi shqiptar që hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe cili ishte motivi i këtij veprimi

Kombëtarja e Shqipërisë
Momenti që shkaktoi polemika – arsyeja pse Rodri nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Kroacisë

Momenti që shkaktoi polemika – arsyeja pse Rodri nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Kroacisë

Përfaqësueset
Vazhdon maratona e “Euro 2024” - tri ndeshje do të luhen sipas orarit

Vazhdon maratona e “Euro 2024” - tri ndeshje do të luhen sipas orarit

Përfaqësueset
Zbulohet “çmenduria” e Messit – refuzoi 1.4 miliardë euro për t’u transferuar tek Inter Miami

Zbulohet “çmenduria” e Messit – refuzoi 1.4 miliardë euro për t’u transferuar tek Inter Miami

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë
Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori