Gjykata e Apelit ka vendosur që ta kthejë për të dytën herë radhazi në rigjykim rastin “Medicus”.
Lajmin e ka konfirmuar mbrojtësi i të akuzuarit Lutfi Dervishi, avokati Besnik Berisha.
“Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe ka anuluar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë. Çështja është kthyer në rivendosje”, ka thëne Besnik Berisha për Kallxo.com.
Mbrojtësi i të akuzuarit Lutfi Dervishi, avokati Besnik Berisha, i pakënaqur me vendimin e gjykatës së shkallës së parë kishte bërë ankesë në Gjykatën e Apelit me pretendimin se aktgjykimi i cili është marrë ndaj Lutfi Dervishit kishte shkelur parimet e drejtësisë prandaj kishte kërkuar që ky rast të kthehej edhe një herë në rigjykim.
“Aktgjykimi i Gjykatës së shkallës së parë ishte i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe përmbante të meta ligjore të pakapërcyeshme, ndaj e vetmja rrugë dhe mundësi për t’i sanuar ato ishte dhe mbeti vetëm rigjykimi”, tha Berisha.
Ai u shpreh i kënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit.
“Jemi të lumtur që Gjykata e Apelit miratoi ankesën dhe po ashtu konstatoi shkeljet edhe sipas detyrës zyrtare”, shoti avokati Besnik Berisha.
Në muajin maj të këtij viti Lutfi Dervishi u dënua me 7 vjet e gjysmë burg dhe një gjobë prej 8 mijë euro, ndërsa me një vit u dënua Sokol Hajdini.
Dënimet erdhën pasi që rasti ndaj tyre ishte kthyer në rigjykim.
Lutfi Dervishi që ishte pronar i Klinikës “Medicus” në të cilën nga Prokuroria po pretendohet se u krye transplantim i veshkave, akuzohet për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar, ndërsa Sokol Hajdini për lëndim të rëndë trupor.
Më parë Dervishi për këtë vepër penale ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 8 vjet burg në vitin 2013, ndërsa Sokol Hajdini me 3 vjet.
Gjykata e Apelit më pas ia kishte vërtetuar dënimin Dervishit, ndërsa Hajdinit ia kishte shtuar vitet e dënimit me burg nga 3 në 5.
Pjesë e këtij gjykimi ishte edhe Arban Dervishi, djali i Lutfi Dervishit, por procedura ndaj tij është veçuar, ngase ai ndodhet në arrati.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City