LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Kosovës, Mulaomerovic: Kemi probleme me lëndimet e basketbollistëve amerikanë

Trajneri i Kosovës, Mulaomerovic: Kemi probleme me lëndimet e basketbollistëve amerikanë
Damir Mulaomerovic

Përfaqësuesja e Kosovës të shtunën ka udhëtuar për në Debrecen të Hungarisë, ku do të qëndrojnë deri më 28 nëntor në përgatitje të përbashkëta për të udhëtuar më pas për në Oradea.

Basketbollistët tanë më 29 nëntor do të përballet me Rumaninë në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Eurobasket 2021.


Përfaqësuesja e Kosovës i ka zhvilluar seancat e para stërvitore ndonëse jo e kompletuar, pasi që ende është në pritje të basketbollistëve që luajnë jashtë vendit për t’u bashkuar me ekipin.

Sidoqoftë përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomerovic është shprehur optimist për dy ndeshjet e radhës, falë edhe atmosferës shumë të mirë që është duke mbretëruar në skuadër, por edhe formës së mirë të lojtarëve.

“Atmosfera në ekip shumë është e mirë, por meqë nuk kanë mbërri të gjithë lojtarët, fillimisht në dispozicion i kam nëntë lojtarë dhe e kam të pamundshme të punoj në taktikë”.

“Po ashtu kemi probleme me basketbollistët amerikanë, që janë të natyralizuar. Do të shohim se si shkojnë punët me ta, por këta lojtarë që janë këtu janë mirë me kondicion dhe me disponim dhe nëse vazhdohet kështu, jam i sigurt që mund të bëjmë punë të mirë”, tha trajneri kroat.

Duhet theksuar se Kosova më 29 nëntor do të përballet me Rumaninë në qytetin Oradea, kurse më 2 dhjetor në Gjevgjeli do të ballafaqohet me Maqedoninë.

Kosova më 13 shtator në shtëpi të vet është mposhtur nga Maqedonia me rezultat 76:73, derisa kjo e fundit ka triumfuar edhe ndaj Rumanisë me shifrat 90:76 dhe kështu i prin Grupit B.

Kosova në ndeshjen e fundit në kuadër të kësaj faze parakualifikuese do të përballet me Rumaninë në Prishtinë më 24 shkurt 2019.

Fituesi i këtij grupi do të kualifikohet në kualifikime për Eurobasket 2021 që do të fillojnë në nëntor të vitit të ardhshëm, kurse dy kombëtaret e tjera e kanë edhe një shans tjetër për t’u kualifikuar, por nëpërmjet një raundi shtesë që do të luhet në gusht të vitit 2019. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori