LAJMI I FUNDIT:

Malcom flet për ‘tradhtinë’ që ia bëri Romës: Isha i lumtur që po i bashkohesha, por në fund vendosa ta realizoj ëndrrën e fëmijërisë për të luajtur me Barcelonën

Malcom flet për ‘tradhtinë’ që ia bëri Romës: Isha i lumtur që po i bashkohesha, por në fund vendosa ta realizoj ëndrrën e fëmijërisë për të luajtur me Barcelonën
LEON, SPAIN - OCTOBER 31: Malcom of FC Barcelona reacts after missing a goal opportunity during the Spanish Copa del Rey match between Cultural Leonesa and FC Barcelona at Estadio Reino de Leon on October 31, 2018 in Leon, Spain. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)

Sulmuesi brazilian, Malcom ishte bërë njeriu më i përfolur gjatë afatit kalimtar të verës.

Anësori vendosi të largohet nga klubi francez Bordeaux dhe Roma e zyrtarizoi.


Në fakt Roma dhe klubi francez kishin arritur marrëveshje, por që në fund këta të fundit e thyen atë duke pranuar ofertën e Barcelonës.

Kishte shumë akuza si nga klubi italian ashtu edhe nga agjentët e lojtarit, ndërsa së fundmi vet Malcom ka folur për këtë temë.

“Isha shumë i lumtur që po i bashkohesha Romës, pasi kishin shprehur interesim prej kohësh për mua”.

“Por në momentin që erdhi oferta e Barcelonës, mu kujtua fëmijëria dhe ëndrra ime e madhe për të luajtur në Camp Nou”.

Debutimi i Malcom në Ligën e Kampionëve ishte me gol ndaj Interit. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Edhe prindërit më thonin gjithmonë se një ditë do të luaja për Barcelonën dhe kjo ishte arsyeja që nuk mendova dy herë për ta zgjedhur”, tha Malcom.

Braziliani fillimisht kishte vështirësi në adaptimin tek skuadra katalunase, por me të debutuar me gol në Ligën e Kampionëve ka marrë vetëbesim.

“Tani po ndihem më mirë. Kisha vështirësi por debutimi me gol në Ligën e Kampionëve më ka ndihmuar shumë”.

“Barcelona është klubi më i madh në botë dhe këtu duhet vetëm durim për t’i shfrytëzuar rastet që të jepen”, u shpreh braziliani për Bein Sport. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori