LAJMI I FUNDIT:

United planifikon të paguajë klauzolën e Pellegrinit

United planifikon të paguajë klauzolën e Pellegrinit
ROME, ITALY - OCTOBER 02: Lorenzo Pellegrini of AS Roma from shouders gestures during the Group G match of the UEFA Champions League between AS Roma and Viktoria Plzen at Stadio Olimpico on October 2, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Roma duhet të nxitojë për t’i vazhduar kontratën mesfushorit të tyre Lorenzo Pellegrini.

Klubi italian është në bisedime tash e disa kohë me përfaqësuesit e lojtarit për të gjetur një marrëveshje të re.

Mesfushori i talentuar kishte vendosur të rikthehej në Romë pas dy viteve të kaluara tek Sassuolo duke nënshkruar deri në vitin 2022.


Por klauzola e largimit të tij nga Roma është shumë e ulët vetëm 28 milionë euro dhe kjo ka bërë që për të të interesohen skuadrat e mëdha.

Raportet e fundit nga Anglia bëjnë të ditur se Manchester United po mendon ta paguajë klauzolën e Pellegrinit në janar.

Lorenzo Pellegrini (Photo by Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

22-vjeçari ka pranuar vazhdimin e kontratës por me një klauzolë që do të dyfishohet dhe jo të jetë tejet e lartë.

Roma klauzolën e re pritet t’ia bëjë prej 56 milionë eurove, një shumë e vogël në krahasim me çmimet aktuale të futbollistëve.

Reprezentuesi italian po kalon nëpër një formë shumë të mirë këtë edicion, ku në 13 ndeshje ka shënuar dy gola dhe ka bërë pesë asistime.

Në rast se nuk arrihet një marrëveshje mes lojtarit dhe Romës deri në janar, atëherë United planifikon transferimin e tij duke paguar klauzolën prej 28 milionë eurove. /Telegrafi/