LAJMI I FUNDIT:

Mourinho i kundërpërgjigjet Casillasit: U ballafaqua me mua fshehurazi, ashtu siç di ai më së miri

Mourinho i kundërpërgjigjet Casillasit: U ballafaqua me mua fshehurazi, ashtu siç di ai më së miri

Jose Mourinho ka hedhur poshtë komentet e Iker Casillas në lidhje me marrëdhënien e tyre, pasi sipas tij është normale që dikush të thotë këtë në fund të karrierës.

Të enjten, ish-portieri i Real Madridit ka folur për mediat spanjolle duke thënë se ai duhet të ishte përballur Mourinhon kur ai ishte trajneri klubit.

Por, trajneri portugez ka një version tjetër rreth kësaj ngjarje në mes tij dhe Casillasit.


Sipas Mourinhos, portieri spanjoll u përball fshehurazi me të dhe tani në përfundim të karrierës është normale të flasë.

“Është normale që dikush ta thotë këtë në fund të karrierës së tij”, ka thënë fillimisht Mourinho për Diario AS.

“Ai tha se ai kurrë nuk u përball me mua, por kjo thjesht nuk është e vërtetë”.

“Ai u përball me mua dhe në një mënyrë që ai bën më së miri, fshehurazi”, përfundoi portugezi.

Tani 37 vjeç, Casillas u largua nga Los Blancos në vitin 2015 për t’u bashkuar me Portos pas një përplasjeje të raportuar me hierarkinë e klubit ndërsa Mourinho u largua dy vjet më parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Ai luajti për vite në Ligën Premier dhe tani është në gjyq për kontrabandë

Ai luajti për vite në Ligën Premier dhe tani është në gjyq për kontrabandë

Premier League
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Tjetër goditje për Florent Muslijën pas përjashtimi nga Kosova

Tjetër goditje për Florent Muslijën pas përjashtimi nga Kosova

Bundesliga
Kalo në kategori