LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia dërgon në Hungari kërkesën për ekstradimin e Nikolla Gruevskit

Maqedonia dërgon në Hungari kërkesën për ekstradimin e Nikolla Gruevskit

Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate njofton se e ka dërguar kërkesën për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga Hungaria.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se ekstradimi ka të bëjë me vuajtjen e dënimit me burg prej dy viteve dhe për shkak të katër procedurave penale që janë në gjykatë kundër Gruevskit, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Në kërkesë është arsyetuar se asnjë nga veprat për të cilat Gruevski është dënuar ose ndiqet penalisht, nuk janë vepra politike, gjegjësisht këto vepra nuk janë paraparë në Konventën Evropiane për ekstradim, si vepra për të cilat mund të refuzohet ekstradimi”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Ata shtojnë se të drejtat e Gruevskit në çdo moment kanë qenë të sigurta, duke përfshirë edhe të drejtën për mbrojtje para organeve gjyqësore.

“Nikolla Gruevski është mbrojtur në liri dhe në asnjë procedurë nuk i është vendosur paraburgim. Ka pasur disa mbrojtës me zgjedhje të tij, me të cilët ka pasur mundësi të pakufizuara për komunikim dhe i ka shfrytëzuar të gjitha të drejtat që i ka pasur në dispozicion në pajtim me Ligjin për procedurë penale”, theksojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Nga Ministria shtojnë se tek arsyetimi kanë përmendur se Maqedonia është vend i siugrt dhe nuk ka asnjë konflikt, ndërkombëtar ose të brendshëm, prej të cilëve mund të vendosej në rrezik jeta e ndonjërit individ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori