LAJMI I FUNDIT:

Griezmann zbulon arsyen e mos-transferimit te Barcelona: E dija se aty do të isha ushtar i Messit

Griezmann zbulon arsyen e mos-transferimit te Barcelona: E dija se aty do të isha ushtar i Messit

Antoine Griezmann më në fund ka folur hapur për refuzimin që ia bëri Barcelonës në afatin kalimtar të verës.

Sulmuesi i Atletico Madridit ishte objektivi kryesor i Barcelonës në afatin e verës, por edhe përkundër shumë ofertave një gjë e tillë nuk u materializua.


Griezmann vendosi në fund të rinovonte kontratën me Atleticon dhe ka zbuloi së fundmi se qëndroi te madrilenët pasi ishte i bindur se te Barcelona do të ishte nën hijen e Messit.

Griezmann ua mbyll dyert skuadrave të interesuara: Jam i lumtur te Atletico Madridi  
Lexo po ashtu Griezmann ua mbyll dyert skuadrave të interesuara: Jam i lumtur te Atletico Madridi  

“Nuk ishte e lehtë t’i thosha jo një ekipi të madh si Barcelona, që të kërkon, të thërret, por edhe të dërgon mesazhe”, ka thënë fillimisht Griezmann për mediat spanjolle.

Griezmann dhe Messi gjatë një dueli në ndeshjet e kombëtareve (Foto: Getty Images)

“E dija që te Barcelona do të isha ushtar i Messit, prandaj u tërhoqa nga ky transferim”.

“Ishte e vështirë koha kur më kërkonte Barcelona. Zgjoja bashkëshorten time në ora 3 të mëngjesit për të biseduar me të se çfarë duhej të bëja”.

Griezmann e pranon se nuk mund të bënte as gjumin mirë duke menduar për ofertën e Barcelonës
Lexo po ashtu Griezmann e pranon se nuk mund të bënte as gjumin mirë duke menduar për ofertën e Barcelonës

“Pas një ndeshjeje, kur mora vërshëllima nga tifozët, shokët e mi në dhomat e zhveshjes më mbrojtën. Simeone erdhi në shtëpinë time për të më thënë se kishte shumë besim”.

“Klubi më rriti pagën, duke treguar se do të bënte gjithçka për të më mbajtur në ekip”, përfundoi ylli francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

La Liga
Chelsea nuk dëshiron të bisedojë me Napolin për shkëmbimin Lukaku-Osimhen

Chelsea nuk dëshiron të bisedojë me Napolin për shkëmbimin Lukaku-Osimhen

Serie A
Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Bundesliga

"Pa diskutim, por jo me të njëjtin ritëm" - Klopp zbulon nëse planifikon të vazhdojë punën pas largimit nga Liverpool

Përfaqësueset
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

La Liga
Kalo në kategori