LAJMI I FUNDIT:

Statistikat fantastike të Shaqirit ndaj Belgjikës

Statistikat fantastike të Shaqirit ndaj Belgjikës
Foto: EDAFE MATTHEW ESEOGHENE

Përfaqësuesja e Zvicrës fitoi ndaj asaj të Belgjikës në Ligën e Kombeve me rezultat 5-2.

Në këtë takim Xherdan Shaqiri nuk shënoi, por ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së Vladimir Petkovic.


Ylli nga Kosova ishte truri i lojës së Zvicrës, ai ishte në çdo pjesë të fushë dhe pothuajse i pagabueshëm.

Zvicër 5-2 Belgjikë: Notat e lojtarëve, shkëlqen Shaqiri
Lexo po ashtu Zvicër 5-2 Belgjikë: Notat e lojtarëve, shkëlqen Shaqiri

Më poshtë keni statistikat e detajuara të 27-vjeçarit:

Pasime: 45 (39 të sakta)

Shanse të krijuara: 4 (Më së shumti për Zvicrën).

Asistime: 2

Driblime: 6/6 (Më së shumti në fushë)

Gjuajte: 2

Ndërprerje të pasimeve kundërshtare: 2

Harkime: 8

Kundërshtari i ardhshëm i Zvicrës në Ligën e Kombeve do të mësohet me anë të shorit, por do të jetë një nga Portugalia, Anglia, Holanda ose Franca. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=iKXAMuKo7Kg