LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Jam i lumtur me rezultatin, por jo edhe me lojën

Kryeziu: Jam i lumtur me rezultatin, por jo edhe me lojën

Hekuran Kryeziu ka folur pas fitores 5-0 të Përfaqësueses së Kosovës në udhëtimin e tyre te Malta në kuadër të Grupit 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve.

Kosova ka fituar me rezultat të thellë në udhëtimin e tyre te Malta, por loja ndaj tyre nuk e ka ndarë të kënaqur mesfushorin tonë Kryeziu, i cili pret lojë më të mirë ndaj Azerbajxhanit.


“Jemi befasuar edhe vet me pesë golat e shënuara, pasi paraqitja nuk ka qenë e mirë”, ka thënë fillimisht Kryeziu pas ndeshjes.

Kosova fiton me dominim dhe goleadë ndaj Maltës, 'finalja' të martën ndaj Azerbajxhanit
Lexo po ashtu Kosova fiton me dominim dhe goleadë ndaj Maltës, 'finalja' të martën ndaj Azerbajxhanit

“Golat e shënuara na kanë dhënë vetëbesim për ndeshjen me madhe me Azerbajxhanin”.

“Duhet të përmirësohemi, pasi me Azerbajxhanin nuk do të jetë kaq e lehtë sa me Maltën”.

“Nuk e kemi qarkulluar topin mirë, e humbnim topin lehtë dhe Azerbajxhani mund të na dënojë nëse luajmë lojë të tillë”

Malta 0-5 Kosova: Notat e lojtarëve, Rashica ylli
Lexo po ashtu Malta 0-5 Kosova: Notat e lojtarëve, Rashica ylli

“Fitorja nuk ka qenë asnjëherë në rrezik, por me Azerbajxhanin do të jetë më vështirë”.

“Jam i lumtur me rezultatin, por jo edhe me lojën. Kemi luajtur mirë në kundërsulme dhe faza sulmuese e ka kryer për mrekulli punën e tyre”, përfundoi mesfushori i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Kalo në kategori