LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Hungarisë: As shteti dhe as autoritetet hungareze nuk e kanë ndihmuar Gruevskin ta lëshojë Maqedoninë

Qeveria e Hungarisë: As shteti dhe as autoritetet hungareze nuk e kanë ndihmuar Gruevskin ta lëshojë Maqedoninë

Qeveria e Hungarisë njofton se gjatë arratisjes nga Maqedonia, Nikolla Gruevski nuk është ndihmuar as nga shteti dhe as nga autoritetet hugareze. Qeveria nuk jep detaje derisa të përfundojë procedura për azil.

“Kundërshtojmë pohimet të paraqitura në media – as shteti hungarez, as autoritetet hungareze nuk e kanë ndihmuar Gruevskin ta lëshojë Maqedoninë. Në pajtim me ligjet hungareze dhe praktikën ndërkombëtare, derisa të përfundojë procedura autoritetet hungareze nuk mund të japin informacione shtesë në lidhje me procedurën për azil. Megjithatë potencojmë se Nikolla Gruevski është në Hungari në pajtim me ligjet”, thonë nga kabineti i kryeministrit hungarez, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prej atje edhe një herë përsëritën se Nikolla Gruevski kërkesën për azil e ka dorëzuar në një ambasadë të huaj të Hungarisë. Ndërsa për shkak të çështjeve të sigurisë dhe për shkak se ai për 10 vite ka qenë kryeministër, autoritetet hungareze kanë mundësuar që intervista për azil të bëhet në Budapest.


Komunikatës së Qeverisë së Hungarisë, sot i parapriu konferenca e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, i cili ftoi Gruevskin dhe Hungarinë që të tregojnë nëse ish-kryeministri e ka lëshuar me vullnet Maqedoninë ose është kidnapuar./Telegrafi/

Zoran Zaev: Gruevski mund të jetë rrëmbyer (Video)
Lexo po ashtu Zoran Zaev: Gruevski mund të jetë rrëmbyer (Video)

Në trend Lajme

Më shumë
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori