LAJMI I FUNDIT:

Zoran Zaev: Gruevski mund të jetë rrëmbyer (Video)

Zoran Zaev: Gruevski mund të jetë rrëmbyer (Video)

Kryeministri Zoran Zaev sot ka mbajtur konferencë për shtyp së bashku me ministrin e Financave Dragan Tevdovski, në të cilën kanë njoftuar për hapat e qeverisë në lidhje me përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetareve dhe prezantuan hapat që do të ndërmarrin.

Në fund Zaev sërish është pyetur nga gazetarët për çështjen e Gruevskit. Zaev bëri apel që Gruevski të tregojë nëse e ka lëshuar Maqedoninë me vullnet të plotë ose është kidnapuar, njofton Telegrafi Maqedoni.


““Ne do të bëjmë gjithçka që Nikolla Gruevski vuaj dënimin këtu në Maqedoni. Dhe publikisht po parashtroj pyetjen, duke ditur këtë, si kanë ndodhur gjëra, a e ka lëshuar vullnetarisht zoti Gruevski Maqedoninë, para se gjykata ta ketë lëshuar urdhrin për arrestimin e tij apo edhe mund të jetë rrëmbyer, pres përgjigje edhe nga Gruevski dhe nga Hungaria”. Është e udhës që si shtet t’i bëjmë këto pyetje”, tha Zaev.

Dyshimet se Gruevski është kidnapuar, Zaevi i arsyetoi me atë që ai është arratisur me veturë diplomatike nga ana e ambasadës.

Ai tha se të gjitha dëshmitë që i posedojnë do t’i dorëzojnë në Hungari, por edhe tek Bashkimi Evropian.

Ndërsa shtoi se në lidhje me këtë rast ka bashkëpunim të mirë edhe me autoritetet shqiptare edhe malezeze./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori