LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Vitomericë të Pejës, i janë gjetur para të falsifikuara dhe ka sulmuar policët

Arrestohet një person në Vitomericë të Pejës, i janë gjetur para të falsifikuara dhe ka sulmuar policët

Policia ka arrestuar të enjten një të dyshuar në Vitomoricë të Pejës pasi që kishte kanosur policët që kishin qenë në detyrë.

Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


“Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe janë konfiskuar një kaçavidë dhe një kartëmonedhë 100 dollarë amerikanë, e cila dyshohet se është e falsifikuar. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, theksohet në këtë komunikatë. /Telegrafi/