LAJMI I FUNDIT:

Statistika shqetësuese rreth ndotjes së ajrit, Demi: Çdo 10 orë vdes një qytetar

Statistika shqetësuese rreth ndotjes së ajrit, Demi: Çdo 10 orë vdes një qytetar

Ndotja e ajrit në Kosovë, vazhdon të mbetet problem i pazgjidhur për qytetarët.  Agron Demi nga Instituti GAP ka dhënë statistika shqetësuese rreth ndotjes së ajrit në vend.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se çdo një orë e gjysmë regjistrohet në spital një rast në spital si pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit.


” Çdo 10 orë vdes një qytetar nga ndotja e ajrit; -432 mijë euro është kostoja ditore e dëmeve nga ajri i ndotur. Krejt këto të dhëna janë nga një raport i Bankës Botërore”, ka shkruar Demi.

Ndotja e ajrit është e lartë në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Drenas
Lexo po ashtu Ndotja e ajrit është e lartë në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Drenas

Postimi i plotë:

Në Kosovë:

-çdo një orë e gjysmë regjistrohet një rast në spital si pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit;

– çdo 10 orë vdes një qytetar nga ndotja e ajrit;

-432 mijë euro është kostoja ditore e dëmeve nga ajri i ndotur.

Krejt këto të dhëna janë nga një raport i Bankës Botërore. Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje që fëmijët të mbahen mbyllur dhe as dritaret të mos hapen, derisa ka tri ditë që vajza jonë 9 muajshe e sheh dritën vetëm përmes dritares, ashtu si mijëra fëmijë të tjerë.

E në ndërkohë, deputetët kanë në agjendë me aprovu ligjin i cili lejon importin e veturave që në Evropë shiten për hekur, Ministria e Mjedisit bën hajgare kinse s’po dihen shkaktarët e ndotjes e duhet me pritë një studim kah mesi i 2019, Qeveria sfidë kryesore e ka si me i siguru paret me ndërtu edhe një termocentral që na zgjatë ndotjen edhe për nja 40 vjet, e Komuna e Prishtinës ka katër vjet që smun e zbaton një plan mobiliteti për transportin publik në Kryeqytet.

Por ama temë kryesore sot është Burdushi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori