Volkswagen mundëson të komandohet vetura nëpërmjet aplikacionit Siri të Apple (Foto)
Lehtësime të shumta, që funksionojnë vetëm nëpërmjet këtij aplikacioni
Meqenëse teknologjia po zhvillohet me shpejtësi, prodhuesit e makinave po punojnë në vazhdimësi, që t’i mbajnë klientët e lumtur, transmeton Telegrafi.
Apple CarPlay dhe Android Aple e kanë rritur në masë të madhe përdorimin përbrenda veturave, me Apple dhe Google që pasqyrojnë të arriturat e tyre, në lehtësimin e përdorimit të shumë pjesëve. Këto sisteme ofrojnë harta dhe navigacion, mesazhe të shkruara që janë diktuar me zë, si dhe qasje të lehtë në muzikë dhe gjetjen e numrave të telefonit.
Tani Volkswagen do ta ngrit në nivel tjetër bashkëpunimin me Apple SarPlay duke e integruar Sirin në aplikacionin mobil Car-Net. Prodhuesi gjerman VW ka bërë të ditur se me anë të Sirit, ta kontrollojnë disa pjesë të veturës.
Të gjithë ata që kanë iPhone me përditësimin iOS12, mund ta shfrytëzojnë për ta hapur dhe mbyllur veturën, të shikojnë kilometrazhin, të ndezin dritat dhe aktivizojnë borinë. “Siri mbylle derë” mund të jetë urdhri, i cili edhe mund të shkurtohet, vetëm që Siri ta kuptojë atë.
Në të ardhmen, pritet të përditësohet dhe ndër urdhrat e para të jetë edhe kontrolli i klimës, shkrirja e xhamave, nisja apo ndërprerja e mbushjes dhe të gjeturit e veturës, se ku ndodhet. Kjo vlen vetëm për përdoruesit e Apple, pasi ata që e shfrytëzojnë sistemin Android, nuk e kanë këtë mundësi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Një garë tjetër e supermakinave: Lamborghini Revuelto, Ferrari SF90 apo Porsche 918?
Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Kufiri automatik i shpejtësisë në modelet e reja në tregun e BE-së do të jetë i detyrueshëm që nga korriku i këtij viti
Rreth 3,000 porosi për SUV-in elektrik VF 5 Plus të sapo-lansuar nga VinFast, vetura ka një çmim të arsyeshëm
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë