LAJMI I FUNDIT:

Suksesi i xhudisteve në Uzbekistan, Kosova renditet e para në ‘Tashkent Grand Prix 2018’

Suksesi i xhudisteve në Uzbekistan, Kosova renditet e para në ‘Tashkent Grand Prix 2018’
Majlinda Kelmendi (Foto: Facebook/IJF - International Judo Federation)

Sporti i xhudos vazhdon të arrijë suksese të mëdha ndërkombëtare dhe xhudistet nga Kosova po korin suksese në garat më të mëdha të këtij sporti.

Kështu ka ndodhur edhe në kompeticionin ‘Tashkent Grand Prix 2018’ të zhvilluar në Uzbekistan, ku xhudistet tona kanë shkëlqyer.


Tri medalje të arta për sportistet nga Kosova, të fituara nga Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka.

Të gjitha lajmet për XHUDO
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për XHUDO

Ndërkaq, pa medalje nuk u largua as Nora Gjakova, e cila e fitoi të argjendtën, duke pësuar vetëm në finale.

Dhe kështu, me tri medalje të arta dhe një të argjendtë, Kosova e kryeson tabelën për përfaqësueset më të suksesshme në ‘Tashkent Grand Prix 2018’.

Renditja e Kosovës në ‘Tashkent Grand Prix 2018’ (Foto: IJF)

Prapa vendit tonë renditet Azerbajxhani me tri medalje të arta, porse të tjerat i ka arritur në kategori më të ulëta.

Në dhjetë vendet e para përfshihen edhe Gjermania, Austria dhe Sllovenia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori