LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i VV-së flet për shkarkimet e drejtorëve nga Shpend Ahmeti: Kushdo që del nga VV-ja përfundon në PDK (Video)

Deputeti i VV-së flet për shkarkimet e drejtorëve nga Shpend Ahmeti: Kushdo që del nga VV-ja përfundon në PDK (Video)

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në një intervistë për Telegrafin ka folur për raportet me Partinë Socialdemokrate në komunën e Prishtinës dhe Gjilanit, si dhe për bojkotin e Kuvendit të Kosovës.

Rexhaj në këtë intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka komentuar deklaratat e deputetit të PSD-së, Dardan Molliqaj i cili kishte thënë se LDK dhe VV po tentojnë përmes deriçkave të kthehen në Kuvend.

“Dardan Molliqaj po harron që sa ishte në Vetëvendosje thoshte se kur dikush del nga VV-ja nuk do të mund të qëndroj i lirë dhe i pavarur dhe dyert do t’i hapin nga PDK dhe kushdo që del nga VV përfundon në PDK. Komuna e Prishtinës po shkon saktësisht në atë ka thënë Dardan Molliqaj”, tha ai.


Deputeti Rexhaj tha se kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkarkuar drejtorët të cilët kanë bërë reforma të thella në Prishtinë, si Arben Vitija që ka bërë reforma të thella në shëndetësi.

“Nuk besoj që Arben Vitija ose drejtorët tjerë kanë ndryshuar për gjashtë muaj. Shpend Ahmeti ka ndryshuar. Pikërisht, është fjala e Dardan Molliqajt, kushdo që del nga Vetëvendosje përfundon në PDK, përfundon te Kadri Veseli”, tha ai.

Ai tha se kjo që ndodhi në Prishtinë është shumë e qartë dhe nuk ka koalicion PSD-Vetëvendosje, por sipas tij, së shpejti do ta kenë një mbledhje të Kryesisë ku do të diskutohet për Prishtinën dhe Dardanën.

Sipas tij, PSD po ia bën argatin pushtetit edhe në Kuvend.

Rexhaj më tej u shpreh se Vetëvendosje aktualisht është në një lloj bojkoti të Kuvendit, por do të shkojnë në Kuvend atëherë kur e shohin të nevojshme dhe të domosdoshme për interesin e qytetarëve.

“Nëse e vlerësojmë se duhet të kthehemi në Kuvend, do të kthehemi…”, u shpreh Rexhaj.

Sipas tij, çështja e koalicionit me PSD në Prishtinë dhe Dardanë si dhe çështja e bojkotit të Kuvendit do të diskutohen në Kryesi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori